Veliaj pret delegacionin e deputetëve japonezë: Krenarë që ju kemi aleatë në fushën e teknologjisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës priti një delegacion me përfaqësues të Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim një delegacion me përfaqësues të Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ai u shpreh i lumtur që Shqipëria, e cila me hapjen e Piramidës, do të kthehet së shpejti në epiqendrën digjitale për Ballkanin, ka përkrah Japoninë, një prej vendeve më të përparuara sa i takon teknologjisë.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të presim për një vizitë pune në Tiranë deputetin Hirai Takuya [Anëtar i Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Kryetar i Delegacionit], ambasadorin e jashtëzakonshëm të Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, dhe delegacionin shoqërues për industritë digjitale. E informova delegacionin për faktin se Tirana, me hapjen e Piramidës, do të kthehet në një epiqendër digjitale për Ballkanin, kryesisht për t’iu mësuar fëmijëve aftësitë teknologjike, që i bëjnë ata të gatshëm për punët e së ardhmes.

Unë besoj se nuk kemi aleat më të mirë se Japonia për të mësuar dhe për të parë se si bota akademike, universitetet, kapitali që vjen nga korporatat e ndryshme, të gjithë duhet të jenë pjesë e këtij ekosistemi për të garantuar që suksesi i njërit është edhe suksesi i secilit. Ndaj, u jam shumë mirënjohës për ambasadorit dhe deputetit,” u shpreh Veliaj.

Kryetari i delegacionit të deputetëve japonezë, Hirai Takuya, tha se është i lumtur për këtë bashkëpunim me Shqipërinë, për rritjen e mëtejshëm të potencialit të të rinjve në fushën e teknologjisë.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…