Drejtori i Përgjithshëm i AMP pret drejtuesin e ICITAP, Veliu: Thellojmë bashkëpunimin

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorin e ri të ICITAP-it, Richard Deasy.


Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorin e ri të ICITAP-it, Richard Deasy.

Fokusi i diskutimit ishte zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit me Programin ICITAP për forcimin e kapaciteteve të Agjencisë, në funksion të zbatimit të ligjit dhe goditjes së paligjshmërisë në radhët e Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm çmoi bashkëpunimin e deritanishëm me ICITAP-in dhe shprehu gatishmërinë e Agjencisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin kundër fenomeneve të paligjshmërisë që cenojnë rëndë besimin e publikut të punonjësit e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera që mbikëqyren nga Agjencia, ndërsa kërkoi nga krerët e ICITAP asistencë dhe mbështetje në funksion të përmbushjes së misionit të AMP.

Drejtori i ri i ICITAP-it, Richard Deasy vlerësoi profesionalizmin e treguar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, si dhe ofroi mbështetje për shkëmbimin e praktikave më të mira, me qëllim rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të Agjencisë.

Drejtor Veliu uroi Drejtorin e ri të ICITAP-it, Richard Deasy për marrjen e detyrës dhe i dorëzoi një dhuratë simbolike me stemën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”