Dy vendet në Shqipëri që rrëmbyen 50% të turistëve këtë vit!

Nga 26 monumente natyrore për të cilat janë mbajtur statistika të vizitorëve, të paktën 50 për qind të totalit i kanë marrë dy prej tyre


Nga 26 monumente natyrore për të cilat janë mbajtur statistika të vizitorëve, të paktën 50 për qind të totalit i kanë marrë dy prej tyre.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit raportoi se Shpella e Shënandoit në Kurbin arriti të tërhiqte në pjesën e parë të vitit të paktën 27 për qind të vizitorëve ndërsa të dytat janë Banjat e Bënjës në Përmet me 23 për qind të vizitorëve. E treta në listë vjen Rana e Hedhun në Shëngjin.

“Në kategorinë Monumentet e Natyrës, janë të shpallura 26 zona dhe vetëm në 25 prej tyre janë vizituar prej 44,790 vizitorë. Nga këta 65% janë vizitorë vendas dhe 35% vizitorë të huaj. Vizitorët me numrin më të madh janë në Shpella e Shënandoit (27%), Ujërat Termale të Bënjës (23% ) e cila ndiqet nga Rëra e Hedhur (11%)” thuhet në publikimin e statistikave.

Ndërkohë kategoria e Parqeve Kombëtare që ka 12 zona është vizituar nga 179,624 vizitorë, prej tyre 61% janë vizitorë vendas dhe 39% vizitorë të huaj.

“Numri më i madh i vizitorëve për këtë kategori është në Parkun Kombëtar të Divjakës-Karavasta (31%)Alpet e Shqipërisë nga pjesa e Shkodrës (19%) dhe e treta për nga vizitueshmëria këtë muajit është Parku Kombëtar i Butrintit me (9% )” thuhet në dokument.

Sipas ministrisë një tjetër element i marrë në analizë janë rezervatet natyrore. Kështu sipas të dhënave në kategorinë Rezervatet Natyrorë të Menaxhuar dhe Parqet Natyror Monumentet e Natyrës janë të përfshira 24 zona. Numri i vizitorëve për këtë kategori është 77,411, nga këta, ku 61,5% janë vizitorë shqiptar. Numrin më të madh të vizitorëve e ka Liqeni i Shkodrës (29%) e ndjekur nga Syri I Kaltër (17%)

Sa i takon peizazheve të mbrojtura përfshihen 7 zona.

“Numri i vizitorëve që kanë vizituar këto 7 zona është 107,911, nga ku 61.1% e vizitorëve janë shqiptarë. Vizitorët me numrin më të madh janë në Peizazhin e Mbrojtur të Lumin Buna (56%), të ndjekur nga vizitorët në Liqenit të Pogradecit(20%)” thuhet ne statistikat e fundit të qershorit të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit këtë vit ajo që vihet re është një rënie e shifrave në turizmin natyror në raport me një vit më parë. Nga janari në qershor vizitorët e turizmit të natyrës ishin mbi 1.14 milionë me një rënie 20 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës./N.Maho/Monitor.al

Lexo më shumë nga

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…