“Kundër rrymës, një histori për Sabiha Kasimatin – miken e peshqve” botohet në Lituani

Ky libër magjepsës, si projekt i Fondacionit Konrad Adenauer, pas publikimit në shqip është botuar edhe në lituanisht


“Kundër rrymës, një histori për Sabiha Kasimatin – miken e peshqve” nuk është thjesht një libër me ilustrime për fëmijë, por një homazh mbi një heroinë shqiptare ?? e cila sfidoi pa frikë regjimin e hekurt komunist.⠀⠀
⠀⠀
Ky libër magjepsës, si projekt i Fondacionit Konrad Adenauer, pas publikimit në shqip është botuar edhe në lituanisht, duke ngjallur mjaft interes tek publiku vendas.

Gazeta lituaneze “Lietuvos rytas”, e përshkruan librin si “një histori të bukur dhe frymëzuese të një gruaje të re që luftoi për ëndrrat e saj përballë fatkeqësive”. Artikulli përmend gjithashtu se libri është vlerësuar nga kritikët për rrëfimin tërheqës dhe ilustrimet e bukura.⠀⠀


⠀⠀
Në qendër të historisë vendoset Sabiha Kasimati, një iktiologe e një ndër gratë e para shkencëtare në Shqipëri, e cila ja kushtoi jetën e saj studimit të botës së peshqve. Më 1951, ajo dënohet me pushkatim nga shteti komunist, pa gjyq, për një ngjarje me të cilën ajo nuk kishte asnjë lidhje.⠀⠀
⠀⠀
Sot, jemi të lumtur të dëshmojmë se ndikimi i këtij libri i ka kapërcyer tashmë kufijtë, për të njohur dhe vlerësuar figurën e kontributin e Sabiha Kasimatit në një nivel ndërkombëtar.

⁣⁣? "Kundër rrymës, një histori për Sabiha Kasimatin – miken e peshqve" nuk është thjesht një libër me ilustrime për…

Posted by Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien on Tuesday, August 29, 2023

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…