”Le Parisien”: Shqipëria, një Eldorado e re turistike për italianët

Rreth 500 mijë italianë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në anën tjetër të bregdetit të Adriatikut, shkruan prestigjiozja franceze


Rreth 500 mijë italianë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në anën tjetër të bregdetit të Adriatikut dhe të largohen nga jugu i vendit të tyre në favor të Shqipërisë, ku çmimet janë kryesisht të arsyeshme, shkruan prestigjiozja franceze ”Le Parisien”.

”Edhe italianët po i braktisin plazhet italiane. Këtë verë drejtohuni në Durrës, Vlorë apo Sarandë. A kanë ndonjë kuptim këta emra për ju? Megjithatë, këto qytete në Shqipëri tani janë të mbushura me turistë, madje edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni parapëlqeu plazhet në anën tjetër të Adriatikut, në vend të rezidencës së saj të zakonshme të pushimeve në Pulia.

Duhet thënë se vendi ka gjithçka për të kënaqur italianët duke filluar nga çmimet e tij shumë më tërheqëse. Llogarisni 10 deri në 15 euro për një shezlon dhe një çadër për një ditë në një plazh shqiptar, kundrejt trefishit mesatarisht në Itali.

”Është viti i parë që Tirana është e mbushur me njerëz gjatë gjithë vitit, me shumë të rinj që vijnë për të shijuar jetën e natës”, thotë për ”Guardian”, Frenkli Prengaj, drejtor i agjencisë së udhëtimeve ”Discover Albania” në Tiranë.

”Është plot me italianë, spanjollë dhe anglezë. Shqipëria ofron një shërbim turistik më të mirë sot, le të themi, se para pesë apo 10 vjetësh dhe fjala kyçe është ‘e lirë”, thekson ai.

Duhet thënë se emri ”Vlorë” i ka rrënjët në historinë italo-shqiptare. Emrin e saj e kishte edhe një traget, i cili u ul në bregdetin italian më 8 gusht 1991, me jo më pak se 20 mijë shqiptarë në bord, që kërkonin të largoheshin nga vendi i tyre pas rënies së komunizmit. Vendi ishte atëherë një nga më të varfrit në Evropë.

Në muajt që pasuan, 30 000 shqiptarë të tjerë zbarkuan në Itali në kërkim të një jete më të mirë duke i çuar dy vendet në lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe të imigracionit. Shqiptarët përfaqësojnë kombësinë e dytë të huaj në Itali, pas Rumanisë, me afro 420 000 shtetas.

Një imazh që frymëzoi edhe kryeministrin aktual Edi Rama, që kur ndau në Instagram më 8 gusht, 32 vjet pas zbarkimit të Vlorës, një imazh ku shkruhej ”Shqiptarët nisen për në Itali 1991 / Italianët nisen për në Shqipëri 2023”.

Ashtu si Kroacia, e cila zhvilloi në masë të madhe turizmin e huaj në bregdetin e saj të Adriatikut pasi u largua nga ish-Jugosllavia, Shqipëria tani dëshiron të marrë frymëzim nga ky model.

“Turizmi është një nga shtyllat e rritjes së vendit”, pranon kryeministri shqiptar Edi Rama, në një intervistë për televizionin publik italian RAI. Sipas tij, rreth 500 mijë italianë kanë udhëtuar në vend këtë verë.

”Ne e duam Italinë dhe të shohësh këtë është shëlbim moral. Italia na ka mirëpritur për kaq shumë vite, na ka bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë dhe të bëjmë italianët të ndihen si në shtëpinë tonë është diçka që ne gjithmonë e kemi ëndërruar”, vazhdon ai.

Hotele të reja janë ndërtuar dhe një aeroport duhet të hapet në Vlorë vitin e ardhshëm.

Si rezultat, italianët po refuzojnë plazhet e tyre dhe çmimet e tyre të tepruara, ndërkohë që kërkesa për udhëtime në vend është ulur me 30%, vëren e përditshmja ”Il Sole 24 ore”.

Përballë mbizotërimit të modelit shqiptar ”low-cost”, çmimet në Itali janë rritur.

“Ne duhet të shpjegojmë se cilësia paguhet”, thotë ministri i Bujqësisë (dhe kunati i Giorgia Melonit) Francesco Lollobrigida, i cituar nga ”AntennaSud” dhe ”La Repubblica”.

”Prandaj, kur dikush paguan më shumë, do të thotë se ai merr më shumë. (…) Natyrisht, ka vende në bregdetin e Adriatikut që aspirojnë të kenë të njëjtën prirje për të pritur turistët në të njëjtën mënyrë si Pulia. Por, ajo që gjen në Pulia nuk mund të gjendet atje”, tha ai.

Por, deklaratat e tij u hodhën poshtë nga vetë kreu i qeverisë, kur në mesin e gushtit Giorgia Meloni shkoi në rezidencën e kryeministrit shqiptar, me ftesë të tij, për të kaluar disa ditë atje.

Për të mbërritur atje, kryeministrja ka marrë të njëjtin traget me bashkëqytetarët e saj.

”Ajo mbërriti me një grup të madh italianësh të cilët dukeshin shumë krenarë që e kishte bërë udhëtimin përkrah tyre”, tha Edi Rama për ”Guardian”.

”Shqipëria është një Itali e vogël. Nuk është ende një vend i shtrenjtë për turistët e huaj. Çmimet do të rriten, por tani për tani janë ato që janë, janë të përballueshme. Çmimet janë një element, por është edhe ideja se ndihesh si në shtëpinë tënde, sepse këtu të gjithë flasin italisht”, thotë Rama për RAI-n./ ATSH

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…