Paketa e sigurisë në shkolla, Balla: Parandalim i veprimeve të paligjshme brenda perimetrit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, garantoi prindërit se këtë vit, ata duhet të ndihen më të sigurt se kurrë për fëmijët e tyre gjatë procesit mësimor.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë aktivitetit për prezantimin e plantit të ri të sigurisë në shkolla, garantoi prindërit se këtë vit, ata duhet të ndihen më të sigurt se kurrë për fëmijët e tyre gjatë procesit mësimor.

Sipas Ballës, askush nuk duhet të guxojë të kryejë veprime të paligjshme në perimetrin e sigurisë së shkollave.

“Ministritë tona, ajo e Arsimit dhe Sportit, dhe Ministria e Brendshme kanë një rol të drejt për drejt dhe njëkohësisht një përgjegjësi të madhe në garantimin e mbarëvajtjes së vitit të ri shkollor si në rrafshin arsimor, ashtu dhe në atë të përgjegjësisë dhe sigurisë publike”, tha Balla.

“Policia e Shtetit ka detyrën e garantimin e sigurisë publike në të gjitha format e saj. Kur prindërit, gjyshërit i çojnë fëmijët në shkollë, ata ja besojnë fëmijët shtetit. Kjo vlenë për të gjitha institucionet private apo publike, kudo që ti kenë të regjistruar. Kur i dorëzojnë, dhe kur do t’i dorëzojnë fëmijët tek dera e shkollës, prindërit duhet të jenë këtë vit, më të sigurtë se vitin e shkuar se asnjë problematikë, asnjë gjë e keqe nuk mund t’ju ndodh atyre, jo vetëm brenda, por edhe përreth mjediseve të shkollës, ku ata natyrshëm kalojnë kohë të gjatë dhe pas orarit të mësimit”, vijoi Balla.

“Duhet të jenë të sigurtë, prindërit, gjyshërit, që fëmijët e tyre nuk do të përfshihen kurrsesi në akte dhune, bullizimi. Në konflikte, aksidente rrugore, episode shfrytëzimi, apo abuzimi të çdo lloji nga element kriminal, ku shqetësimi im dhe i mbarë publikut është rritja e përdoruesve të lëndëve narkotike tek gjimnazistët”, tha Balla.

“Të gjithë biem dakordë se siguria e fëmijëve tanë, shkon përtej murit apo oborrit të shkollës. Kur ne i dërgojmë fëmijët në shkollë, ata natyrshëm vihen në kontakt dhe ndërveprojnë me gjithçka që ndodhet në perimetrin për-rreth shkollës. Shitësin ambulantë, që shet ushqime tek kangjellat, bar lokali përballë shkollës, automjetet kur duhet të kalojnë në rrugë, apo me persona që duan të përfitojnë nga mosha dhe nga vulnerabiliteti i tyre”, tha Balla.

“Bashkë me kolegen time ministren Kushi, duam të përcjellim një mesazh shumë të qartë: Askush nuk duhet të guxojë të kryejë veprime të paligjshme brenda perimetrit të sigurisë së shkollave. Në këtë kuadër dëshirojmë ë të shpallim sot, një paketë të re masash për sigurinë në shkollat tona të arsimit para universitarë”, nënvizoi Balla. /ATSH

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!