Rama pret ministren e Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Kryeministri Edi Rama priti ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly


Kryeministri Edi Rama priti ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly në kuadër të vizitës zyrtare që kryediplomatja kanadeze zhvilloi sot në vendin tonë.

“Kënaqësi të mikprisja sot Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly”, shkroi Rama në rrjetet sociale duke publikuar momente nga takimi.

Gjatë vizitës në Tiranë, ministrja Joly zhvilloi një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, pas takimit, Joly uroi Shqipërinë për kryesimin e Këshillit të Sigurisë së Organizatë së Kombeve të Bashkuara. Ajo foli edhe për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore mes dy vendeve.

Vizita e Ministres së Jashtme kanadeze në Shqipëri vjen si pjesë e turit të saj në Evropë, që përfshin Slloveninë, Maqedoninë e Veriut dhe vendin tonë.

Kjo është vizita e dytë e një ministri të Jashtëm kanadez në Tiranë, në harkun kohor prej 9 vitesh.

Vizita e Ministres Mélanie Joly në Shqipëri dëshmon për intensifikimin e shkëmbimeve dhe dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.