Vuçiç: Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë, do tërheqim trupat

Në një prononcim për “Financial Times”, kufirit mes Kosovës e Serbisë, Vuçiç i referohet si ndarje administrative.


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të hyjë në Kosovë.

Në një prononcim për “Financial Times”, kufirit mes Kosovës e Serbisë, Vuçiç i referohet si ndarje administrative.

Ai u shpreh se trupat ushtarake serbe do të tërhiqen nga ajo zonë, sepse siç tha ai, përshkallëzimi i konfliktit nuk do të ishte produktiv për Serbinë që aspiron për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrojmë pozicionin tonë që kemi ndërtuar për 1 vit? Ta shkatërrojmë brenda një dite? Serbia nuk do luftë”, tha Vuçiç për “Financial Times”.

SHBA dhe BE i bënë thirrje Serbisë që të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.

/tvklan.al

Lexo më shumë nga

Spiropali: Bashkëpunim i suksesshëm me Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë

Kryetarja e Kuvendit pret delegacionin e Komisionit për Harmonizimin me Bashkimin Evropian në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë

Global 360

Trump: Zelensky do të vizitojë Uashingtonin të premten

Raportet e mediave sugjeruan se Ukraina dhe SHBA-ja kishin rënë dakord tashmë për një marrëveshje kornizë.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali: Bashkëpunim i suksesshëm me Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë

Kryetarja e Kuvendit pret delegacionin e Komisionit për Harmonizimin me Bashkimin Evropian në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë