
MM: Shpëtohet një mjet lundrues turk me dy persona në bord, pas një avarie afër Divjakës
Dy shtetasit turq tani janë të sigurtë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, njoftoi MM.

Një mjet lundrues turk me dy persona në bord, u arrit të shpëtohej pas një avarie tranvers me Divjaken, vetëm 5 milje larg bregut.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, Qendra Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit në Ministrinë e Mbrojtjes mori menjëherë të gjitha masat për të organizuar dhe koordinuar operacionin e shpëtimit.
Pas përpjekjeve të shumta dhe punës së palodhshme të efektivëve të Forcës Detare, mjeti u rimorkiua me sukses në portin e Durrësit.
Dy shtetasit turq tani janë të sigurtë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, njoftoi MM.