Margariti: Rikthehen ekspeditat arkeologjike në Bushat dhe Koman!

Instituti i Arkeologjisë dhe Universiteti i Varshavës, Poloni, nisën projektin kërkimor në qytetin antik në Bushat


Rikthehen ekspeditat arkeologjike në Bushat dhe Koman!

Instituti i Arkeologjisë dhe Universiteti i Varshavës, Poloni, nisën projektin kërkimor në qytetin antik në Bushat, nën drejtimin e Saimir Shpuzës dhe Piotr Dyczek, shkruan ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Pas ekspeditave të para, gjatë të cilave u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit, që krijuan një hartë më të qartë të shtrirjes së tij, gërmimet janë përqendruar në qytetin e mesëm dhe të sipërm, që mendohet të jetë ndërtuar në shek. III p.e.s., për të zbuluar organizimin e brendshëm të urbanistikës, planimetrinë e ndërtimeve të qytetit dhe rolin e tyre.

Ndërkohë projekti kërkimor, arkeologjik që po zhvillohet që nga viti 2010 në vendbanimin e Komanit nën drejtimin e Etleva Nallbanit, Elvana Metallës dhe Helidon Sokolit nga DRTK, Shkodër po hedh dritë mbi këtë vendbanim të mesjetës së hershme me synim ta hapë atë për vizitorët. Këtë vit ky sit është shenjuar dhe pajisur me sinjalistikën orientuese falë bashkëpunimit mes DRTK, Shkodër dhe projektit kërkimor Shqiptaro-Francez,??-?? CRNS Paris.

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.