“Shqiptarët” në vështrimin shtjelljes të ish-diplomatit amerikan, George Fred Wiliams
Ish-diplomati amerika e ka vizituar Shqipërinë dhe ka mbetur i ‘goditur’ për mirë nga ethosi i shqiptarëve
Nga Albert Vataj
“Shqiptarët” në vështrimin shtjelljes të ish-diplomatit amerikan, George Fred Wiliams
Prejardhja e Shqiptarëve
Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’ukëndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke,jetonte një popull i njohur me emrin Pellazgë. Herodoti u mveshi atyrehistorinë e cila parapriu qytetërimin grek, ndërtimet me gurë të pagdhendur,përballë Partenonit në Akropolin e Athinës, të cilat edhe sot e kësaj ditembahen për pellazgjike. Këta banorë i ndërtuan muret e mëdhenj primitivë tëqytetëruar ciklopikë të cilët, siç ka thënë edhe profesor Pakoki, janë ngriturnë ato kohë kur grekët e Homerit ende nuk kishin ardhur në këtë jetë.Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjoracë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar sepellazgët kanë qenë ilirët e lashtë, dega e parë e kolonëve indo-evropianë,perandoria e të cilëve fillonte në Azinë e Vogël dhe mbaronte në Adriatik e nëveri të Danubit. Kjo prejardhje doli nga studimet e dijetarëve të sotëm përgjuhën shqipe, si Maks Myleri dhe prof. Pott. Këta ilirë kaluan edhe në Italime emrin toskë; ata quhen ende në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur toskë;toskanë, etruskë.
Është e kotë të kërkosh etimologjinë e hyjnive të Greqisë nëatë gjuhë, kurse kuptimi i tyre del qartë në shqip. Kaos, p.sh., do të thotëhapësirë- zbrazëti; Erebus (bir i Kaosit) errësohet; Uranos i-vran-os, vendi ireve; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-zë, gjëmim; Athina, Ethëna; Nemesis Në-mes (meprapashtesë greke), nëm; Muse, Mosois, Mësues; Aphrodite, Afërditës.
Kur bota diturore të ketë mësuar shqip dhe të ketë nxjerrënga toka reliket e saj, atëherë do të rishikohen njohuritë homerike. Herodotinuk e dinte se emrat e heronjve të Homerit dilnin të qarta në pellazgjishten,ashtu si edhe studiuesit tanë ende nuk janë të ndërgjegjshëm se ata ruhen nëshqipen e sotme. Madje, emri Homer mund të kërkohet dhe gjendet në gjuhënshqipe: i mir, që në formën greke I mir-os do të thotë “vjershë e bukur“.
Në shqip gjejmë: Agamemnon në kuptimin Ai që mendon; Ajakssi I-gjaks, gjakderdhës; Hektor si Heq dorë, ai që qëllon me dorë; Priamos siBir i amës, Bir i Tokës; Akhilleu si I-qiellit, qiellas, qiellor, i dalë ngaqielli; Odiseun, i-udhës (eus, parashtesë greke), Udhëtar; Ithaka, i-thak, ithyer (terreni); Troilos, Droili(os) frikacak.
Kësaj liste me vlerë mund t’i shtonim edhe të tjera, prandajnuk është për t’u habitur se pse ata që kanë mësuar shqip ngulin këmbë seshqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët e kanë huazuar ngarapsodët pellazgë eposin e tyre të shquar.
Ç’pasuri madhështore dijesh e pret arkeologun kur tokashqiptare të hapë thesaret e historisë së pellazgëve!
Këto dhe shumë prejardhje të tjera të qarta provojnë seshqiptarët gjenden sot në tokën e lashtë dhe flasin gjuhën e paraardhësve tëtyre. Madje, para se fisi i helenëve të njihej në malet e Tesalisë, Shkodra,qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte, pa dyshim, kryeqytet i mbretërisëlegjendare të Ilirisë. Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimevetë mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj tëhistorisë, i cili qëlloi të ishte sfida e fundit e legjioneve të Romësgjithpushtuese.
Në gazetën Shqipish një dyfaqësh kushtuar ish-diplomatit amerikan George Fred Williams, i cili ka vizituar Shqipërinë dhe ka mbetur i ‘goditur’ për mirë nga ethosi i shqiptarëve. Po publikojmë në faqen tonë nëj shkrim të tij të vitit 1915. Është shumë interesant. M.N.
Trimëria e shqiptarëve nuk njeh kufi. Ata e përballojnë vdekjen dhe torturën pa asnjë hezitim. Fjala e tyre një herë e dhënë është më eshenjtë se betimi i dhënë te popujt e qytetëruar. Mikpritja e tyre s’ka tëkrahasuar. Ajo nuk pushon deri sa të mos ngelë gjë për të ndarë e për të dhënë.
Shqiptarët trashëgojnë pamundësinë për t’i fyer në nder. Kjoështë një praktikë e përjashtuar, sepse po i fyeve do të përballosh në mënyrëtë detyruar larjen e hesapeve me gjak.
Bajroni i ka bërë homazhe kësaj race shqiptare pse e njohupersonalisht dhe jetoi midis këtij populli. Respekti për moshën është një ngakarakteristikat e shqiptarëve. Ata janë korrektë, të dashur kundrejt tjetritdhe reciprokisht të sjellshëm. Në momentet më të rënda ata janë plot respektpër superiorët e tyre. Ata zbatojnë urdhrin e tyre me saktësinë më të madhe.Fjalët e tyre dhe sjellja e tyre shoqërohen nga dinjiteti.
Siç kemi thënë më përpara, një fyerje ndaj tyre riparohet nëmënyrë shumë të tmerrshme. Nuk lejojnë servilizmin, lajkatarinë osemosobligimin në një punë që jepet fjala. Mikpritja gjen shprehjen mëkuptimplotë në Shqipëri. Një fyerje që i bëhet një mysafiri kap jo vetëm tëzotin e shtëpisë, por gjithë fisin. Ai që vret mysafirin dënohet nga fisi dhevdekja e tij është e paevitueshme.
Shqiptarët janë të fuqishëm. Gegët e Veriut janë më të lartënë trup se sa toskët e Jugut. Ata janë gjithashtu më të rëndë, më kokëfortë dhemë këmbëngulës. Një shkrimtar kur flet për malësorët shqiptarë i krahason atame drerët e malit që hipin në shkëmbinjtë më të thepisur dhe ecin nëpër ta, papasur frikën e rënies nëpër humnerat më të llahtarshme dhe asnjë i gjallës’mund të futet atje pa ekspozuar humbjen e jetës. Besa ose fjala e nderit përshqiptarin është institucion i shenjtë. Një fjalë e dhënë, pa e detyruar tjetrin,e shoqëruar me besë, duhet të respektohet me çdo kusht dhe s’merret parasyshasnjë rrethanë. Një udhëtar i pajisur me besë gëzon mbrojtjen e të gjithëve, aiështë i shenjtëruar.
***
Virtytet e femrës shqiptare janë unikale në botë. Kurvëriadhe tradhtia bashkëshortore ndëshkohen me vdekje. Në asnjë vend të botës njëfemër nuk gjendet në një siguri e mbrojtje më të madhe se sa në Shqipëri.
Ai që vret një grua dënohet me dënimin kapital. Femra nëShqipëri punon në shtëpi, por ajo është trajtuar me respekt dhe zë në shoqërinjë vend më të nderuar se në vendet e Lindjes. Një shqiptare mund të udhëtojënga një vend në tjetrin, në një siguri të plotë.
… Nënësia ështëshumë e nderuar dhe kurorëzon fisnikërisht jetën e femrës. Dashuria dhe bukurialuajnë një rol të vogël. Konsiderata për një femër rritet në përjetim me numrine fëmijëve që ka.
***
Që të kemi një paqe komplete duhet të formohet një ShqipëriAutonome që të zotërojë lirinë në mënyrë më të plotë. Shqipëria nuk mund tëndahet midis fqinjëve, ashtu siç nuk mund të ndahet çdo vend i Europës.
Europa tashmë e ka krijuar Shqipërinë e pavarur dhe s’duhettë hedhë poshtë pemët e saja, prandaj ajo duhet ta mbështetë atë. Një Shqipërie formuar mbi një plan federativ mund të jetë një kërcënim për planin eBallkanit. Ajo s’mund të ketë marinë që të alarmojë Italinë ose Austrinë nëAdriatik. Ndërtimi i rrugëve të hekurta dhe përmirësimi i porteve të Shqipërisëdo t’i japin Serbisë një dalje në det, në Mesdhe. Ky rezultat mund të arrihetmë me lehtësi në marrëveshje tregtare, miqësore edhe paqësore se sa metentativë pushtimi. Një Shqipëri e pavarur do të inaugurojë një erë të re, dukezhvilluar normalisht dhe duke fituar prosperitetin për të cilin ajo ka tëdrejtë. Shqipëria do të zëvendësojë me rrugë të përshtatshme ato rrugë tëkëqija që ka sot. Ajo do të kthejë fshatrat në qytete dhe këto qytete do t’ikthejë në qytete të lulëzuara.
Shqiptarët nuk kanë vetëm të drejtë t’i kërkojnë Europësdrejtësi, por t’i kërkojnë asaj edhe dëmshpërblim. Europa e krishterë është epërgjegjshme për robërinë dhe varfërinë e popullit shqiptar. Unë mund tëdëshmoj që me gjithë protestat e mija, Europa e krishterë është shkaku ieksodit të dhimbshëm të 100.000 fshatarëve që duhet t’i linin vatrat dhepasurinë e tyre dhe të vinin si refugjatë në Vlorë ku ata do të vdisnin ngauria dhe sëmundjet, pa numëruar ata që janë pa ndihmë dhe mbështetje.
***
Të krishterët europianë duhet të punojnë për të lehtësuarmizerjen nga skllavëria e pamerituar e shqiptarëve. Shtetet e Bashkuara që kanëfatin të kenë një qeveri që qeveris një shtet të lirë, i dalë nga vullneti ipopullit sovran, qeveri që përpiqet nga dita në ditë që të sigurojë përparimin,lulëzimin dhe që ka dhënë mbi të gjitha dashurinë për të ardhmen, Shteteve tëBashkuara i bije për detyrë t’i rrethojë shqiptarët me këtë vëllazërim, me këtëdashuri njerëzore që s’e kanë njohur deri tani.
Kundër gjithë gënjeshtrave dhe akuzave se shqiptarët janëegërsira unë citoj fjalët e Eriksonit, këshilltar amerikan, që ata e kanëdashur dhe e duan, pse ai ka punuar e jetuar midis tyre. “Nuk ka popull më tëdëshirueshëm dhe më të dashur në gjithë Europën se Shqiptarët. Ata kanë në të njëjtënkohë elementët e forcës, burrërinë, kurajon, të lidhura me devotshmërinë më tëbutë dhe më të ligjshme!”.
Njerëzit e Shqipërisë shohin te Krishti dhe Muhamedi dyprofetë që i nderojnë si të tillë. Ç’fatkeqësi! Ata i thërrasin më kot! Sinjeri e si tjetri të ndihmojnë vendin e tyre. O Krisht! O Muhamed! Kujt t’idrejtohen që të drejtat e tyre tashmë të njihen?
Jam i bindur se popujt që po luftojnë (në Luftën e ParëBotërore- MG) me aq ashpërsi, një ditë do ta përfundojnë atë, dua të them qëkëtij konflikti mizor do t’i vijë fundi. Ata duhet të dëgjojnë Zotin dhe duhett’i sigurojë Shqipërisë lirinë.
Shpresat dhe sytë e së gjithë botës janë drejtuar drejtpaqes, në bazë të së cilës duhet të krijohet një vëllazërim dhe kooperim intimi frymëzuar nga ndjenjat njerëzore e jo të forcës.
Kjo paqe do t’i njohë çdo race edhe çdo kombi të drejtën eekzistencës. Në këtë mënyrë, nuk do të jenë më të penguar, nga barrikadatartificiale, të ngritura me vështirësi të pakapërcyeshme për mbrojtje dhe qëpër to popujt duhet të sakrifikojnë kohën e tyre më të mirë, paratë dheshpirtin e tyre.
George Fred Williams
“SHQIPTARËT”