Shtrimi i rrugëve, Veliaj: Uratat e banorëve, prova më e mirë për punën tonë!

Një tjetër rrugë në zonën e Freskut, rruga “Rexhep Bastari”, është asfaltuar nga Bashkia e Tiranës


Një tjetër rrugë në zonën e Freskut, rruga “Rexhep Bastari”, është asfaltuar nga Bashkia e Tiranës, duke u pajisur me sinjalistikë, ndriçim, kanalizime dhe rrjetin e nevojshëm elektrik. Në përurimin e aksit që lidhet edhe me rrugën Tiranë-Dajt, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se miratimi i një vepre të ndërtuar me cilësi vjen vetëm nga banorët e zonës, të cilët e falënderuan kryebashkiakun për investimin.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mora sot uratat e gjysheve, të gjysh Osmanit, por edhe të gjithë banorëve këtu. Më bëhet zemra mal sepse kështu certifikohet puna jonë. Ka një certifikim që bëhet nga supervizori, por certifikimi më i mirë bëhet nga banorët. Kur banorët kanë vetëm bekime dhe fjalë të mira, edhe për punën, edhe për cilësinë e saj, do të thotë se e kemi marrë ‘certifikatën e cilësisë’. Tani duhet vetëm ta mirëmbajmë. Dua të falenderoj të gjithë banorët për bashkëpunimin,” tha Veliaj.

Ai kujtoi edhe debatet e pak muajve më parë, kur gjatë fushatës shumë projekte të tilla u quajtën fasadë elektorale. “E di që edhe kjo rrugë ka qenë pjesë e debateve të fushatës – ‘jo po asfalt elektoral’, – por, ndërkohë e vërteta është se, ka apo s’ka fushatë, ka apo s’ka pushime, dimër apo verë, se bie shi apo se ka diell, ne do vazhdojmë punën sepse vetëm puna na nxjerr në dritë. Llafet i merr era! Njerëzit i kanë harruar sherret dhe debatin e fushatës, por ama kjo ngelet. Prova për skuadrën që punon dhe skuadrën që ka lënë një gjurmë në të gjithë territorin, mbetet kudo ku kemi vënë dorë dhe ku kemi pasur projekte të finalizuara me sukses dhe me këtë cilësi,” nënvizoi Veliaj.

Jo vetëm në këtë aks, shtoi më tej ai, por nga qendra e kudo, në çdo cep e periferi të Tiranës, po punohet me cilësi për të rikonstruktuar çdo rrugë dhe rrugicë: “Kur ishim të vegjël thoshim, ‘tamam si jashtë shtetit’. Sigurisht, këtë e sjell infrastruktura. Për sa kohë që dikush vjen nga qendra e Tiranës deri këtu, në majë të Dajtit, me skuter, do të thotë se deri këtu ka mbërritur infrastruktura e tillë që ta bëjë të mundur këtë lloj lëvizshmërie”.

Sipas kryebashkiakut, projekti i radhës është Përroi i Gjerozës. “Është projekti më i madh dhe përroi ka nevojë për sistemim. Mezi po pres të fillojmë punë në atë kantier”, tha ai. Puna ka ecur mirë edhe për Unazën e Madhe. “Jam në kontakt edhe me Belindën dhe grupin e ARRSH-së, që edhe aty po bëhet lidhja e mirë me IKV-në. Ne do bëjmë pjesën e Kinostudios, ku lidhet autostrada me rrugët urbane dhe ai sheshpushim do e kthejë si pjesë e Tiranës policentrike dhe qendrën,” tha kreu i Bashkisë.

Veliaj tha se ky mandat do të jetë i fokusuar te zonat periferike ku lidhet pjesa e komunave me pjesën e Tiranës urbane.

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…