Investimi në agroturizëm dhe ekoturizëm, mbështetje turizmit të qëndrueshëm

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon fort me agjencitë ndërkombëtare në mbështetje të komuniteteve dhe ekonomive lok


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon fort me agjencitë ndërkombëtare në mbështetje të komuniteteve dhe ekonomive lokale, duke investuar për të ndërtuar më shumë mundësi turistike të qëndrueshme, që kanë prioritet mjedisin, neutralitetin klimatik, vendet e punës dhe agroturizmin.

Në bashkëpunim me një projekt të USAID/Albania në Dibër, për një periudhë 3- vjeçare u zhvilluan një sërë veprimtarisht me fokus krijimin e shtigjeve, promovimin e traditës si mundësi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajonin malor të Dibrës dhe fuqizimin e ekonomisë.

Për turistët që kërkojnë të dalin nga shtegu i rrahur me një çmim të volitshëm, Shqipëria – në veri të Greqisë, krenohet me vija bregdetare verbuese, male mahnitëse dhe një histori të pasur.

Në këtë drejtim, duke punuar me ekspertët e linjës, projekti u fokusua në rritjen e agroturizmit dhe ekoturizmit duke trajnuar guida turistike, duke zhvilluar shtigje ecjeje, duke ndihmuar bujtinat dhe duke mbështetur ngritjen e një qendre informacioni turistik për të promovuar aktivitetet turistike.

Duke punuar ngushtë me bujtinat, guidat turistike dhe sipërmarrësit vendas, projekti jo vetëm që përmirësoi infrastrukturën ekzistuese të agroturizmit, por gjithashtu ndezi ide të reja brenda komunitetit të biznesit lokal. Për shembull, ekipi i projektit dhe partnerët e tij ndihmuan në promovimin e tetë festivaleve lokale, të cilat tërhoqën rreth 20,000 vizitorë çdo vit, si një mënyrë për të promovuar turizmin në Dibër.

Gjatë tre viteve të projektit, më shumë se 1500 turistë vizituan qendrën e sapokrijuar të informacionit turistik. Në partneritet me Bashkinë Dibër, qendra vazhdon të luajë një rol kyç në asistimin e numrit në rritje të vizitorëve në rajon. Në përgjithësi, projekti ka inkurajuar rritjen ekonomike dhe sipërmarrjen, ndërkohë që ka kontribuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajon./ATSH

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…