Java e mrekullueshme Kulturore e Azerbajxhanit në Tiranë

REPORTAZH – Java e Azerbajxhanit ofroi për publikun ekspozita, koncerte, kulinari dhe filma.


Nga Dash Frashëri,
botuesi i TiranaDiplomat.com

Java Kulturore Ndërkombëtare rinisi me ditët dedikuar kulturës së Azerbajxhanit nga 31 gushti deri në 3 shtator.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Skënderbej” dhe Pedonalja e Toptanëve ishin zbukuruar me flamujt e Azerbajxhanit.

E prita me shumë interes. Me Azerbajxhanin kam një lidhje shpirtërore, pasi e kam vizituar “vendin e naftës dhe të shegëve”. Mbresat mbeten të pashlyera, nga “Flame Towers”, Sheshi “Targova” dhe veçanërisht ëmbëlsirat.

Në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës u hap një ekspozitë kushtuar 100-vjetorit të ish-Udhëheqësit të Azerbajxhanit, Heydar Aliyev. Ekspozita shpreh jetën dhe trashëgiminë e liderit kombëtar Heydar Aliyev, rrugën që çon kulturën e Azerbajxhanit drejt përparimit.

Në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës u hap ekspozita “Arkitekti i Progresit”, si dhe veprat e artistëve të shquar Maral Rahmanzadeh, Tofig Javadov, Buyukagha Mirzazadeh, Nadir Abdurrahmanov, Mikayil Abdullayev dhe Huseyn Aliyev nga koleksioni i Kombëtares. Muzeu i Artit i Azerbajxhanit, dhe qilima nga Kamil Aliyev nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Qilimave të Azerbajxhanit dhe fotografi të tjera arkivore janë të ekspozuara.

U prezantua kulinaria e Azerbajxhanit, veçanërisht ëmbëlsirat tradicionale. Një tjetër prezantim i kuzhinës tradicionale azerbajxhanase u realizua në sheshin “Skënderbej” si dhe në shëtitoren “Murat Toptani”.

Në kuadër të Javës së Kulturës së Azerbajxhanit, zëvendësministri i Kulturës së Republikës së Azerbajxhanit, Farid Jafarov, së bashku me Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, u mirëprit më datë 31 gusht 2023, nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha.

Zëvendësministri Farid Jafarov i shprehu mirënjohjen drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, për frymën e bashkëpunimit me homologun e tij, Z. Karim Tahirov, të cilët kanë nënshkruar në tetor 2022 në Baku “Memorandumin e Bashkëpunimit” ndërmjet dy institucioneve në fushën e librit dhe të bibliotekave.

Në emër të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Azerbajxhanit, Bibliotekës Kombëtare iu dhuruan disa botime, të cilat u ekspozuan në hollin kryesor të saj.

Orkestra Shtetërore e Dhomës së Azerbajxhanit, “Gara Garayev”, solli muzikën e dhomës të ndërthurur me elementë tradicionalë.

E emëruar sipas kompozitorit të njohur azerbajxhanas Gara Garayev, historia e kësaj orkestre lidhet ngushtësisht me veprimtarinë e kompozitorit i cili solli një model të emancipuar muzikor në Azerbajxhan.

Orkestra Shtetërore “Gara Garayev”, violinisti Elvin Hoxha Ganiyev, artisti Ibrahim Babayev e shumë të tjerë mbushën sheshin “Skënderbej” jo vetëm me muzikë, por edhe me frymën e miqësisë.

Ishin të pransishëm edhe zv.ministrin e Republikës së Azerbajxhanit, z. Farid Jafarov, ambasadori azer Anar Huseynov dhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

 

“Kënga e Zarës”, nën tingujt e Orkestrës Simfonike të Azerbajxhanit dhe interpretimin e veçantë të këngëtares së njohur azerbajzhanase, Inara Babaeva, në sheshin Skënderbej.

Posted by Anar Huseynov on Friday, September 1, 2023

Dita e dytë ofroi të tjera emocione të bukura.

Grupi ritmik Natig sjell muzikën tradicionale azerbajxhanase në Tiranë. Natig Shirinov, kryesuesi i këtij grupi është një muzikant azerbajxhanas, i cili performon në drums si dhe me instrumente tradicionale të vendit të tij dhe ka interpretuar në skena të rëndësishme botërore.

Ai jo vetëm luan në mënyrë të shkëlqyer në instrumente, por në vazhdën e krijimtarisë së tij ai ka krijuar 12 tipe të daulleve. Muzika e tij përcjell një atmosferë të legjendës dhe të traditës popullore që ndërthuret në jehona e ritme gjithnjë të reja.

Bashkë me të do të keni mundësinë të shijoni performancën e “Pearl of Azerbaijan”, një grup valltarësh i krijuar në vitin 2005, e sot është një ndër grupet më të rëndësishme e të suksesshme si brenda dhe jashtë Azerbajxhanit. I përbërë prej 60 valltarësh profesionistë, ata koordinohen në harmoni dhe krijojnë koreografi të cilat në thelb kanë pasionin për ruajtjen e traditës dhe mjeshtërisë së kërcimit.

“Sot shijuam një koncert të lë pa frymë nga Grupi Ritmik “Natig” dhe Ansambli Shtetëror i Valleve të Azerbajxhanit. Kërcimi dorë për dore me spektatorët vendas ishte shumë simbolik”, shkruan në rrjetet sociale, ambasadori i Azerbajxhanit.

 

Today we enjoyed breathtaking concert by “Natig” Rhythm Group and the State Dance Ensemble of Azerbaijan.
The hand in hand dance with local spectators was very symbolic.

Posted by Anar Huseynov on Friday, September 1, 2023

 

??Grupi “Nating” dhe “Perlat e Azerbajxhanit” krijuan një atmosferë fantastike në Sheshin “Skënderbej”, duke çelur me ritëm e ngjyra Javët Kulturore Ndërkombëtare.

Posted by Elva Margariti on Saturday, September 2, 2023

Gjatë takimit me delegacionin e kryesuar nga zv/ministri i Kulturës së Azerbaixhanit, Farid Jafarov, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se, bashkëpunimi më i mirë mes vendeve është ai që bën bashkë njerëzit përmes artit kulturës dhe sportit.

Filmi “Archine Mal Alan” nga regjisori dhe skenaristi Tophic Taguizade e bazuar në operetën me të njejtën emër, e që rrëfen historinë e një dashurie gati të pamundur për shkak të traditave. U shfaq te “Reja”. Ky rrëfim mban një vend të rëndësishëm në kinematografinë azerbajxhanase për shkak të historisë, traditës dhe kulturës që sjell në ekran.

Java Kulturore e Azerbajxhanit ishte e shkëlqyer!

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…