Nikolla pret Osmanin: Kosova, prioritet kombëtar i Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në takim ishin të pranishëm edhe Bledi Çuçi, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD, Fatmir Mediu, Kryetar i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se, Kosova është një prioritet kombëtar i Shqipërisë dhe bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë është strategjik, me rol unik për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin dhe perspektivën euroatlantike të rajonit. Intensifikimi i bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës po kontribuon në përshpejtimin e integrimit të të dy vendeve në BE, të Kosovës në NATO dhe përfaqësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Shqipëria do të vijojë të mbështesë e lobojë për pranimin e Kosovës në KiE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Dialogu i mbështetur nga ShBA dhe BE është rruga e vetme drejt paqes. Shqipëria mirëpret vendimin për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Në partneritet me aleatët tanë strategjikë ShBA dhe BE, Kosova fitoi luftën dhe me këtë partneritet do të fitojë edhe paqen.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen e ngrohtë dhe e përgëzoi për bashkëpunimin shumë të ngushtë e produktiv me Kuvendin e Kosovës. Bashkëpunimi mes institucioneve të të dy vendeve duhet të rritet sidomos në fushën e politikës së jashtme, për të cilën duhet të përcaktojmë objektiva konkrete.

Kosovës i duhet mbështetja e Shqipërisë dhe koordinimi i dy vendeve na bën një zë më të fuqishëm në rajon dhe më të besueshëm të partnerët e miqtë tanë. Kosova ka qenë dhe do të jetë për vazhdimin e dialogut, mbështetur në rekomandimet e partnerëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE, mbështetja e të cilëve lehtëson dhe afron realizimin e objektivave tona kombëtare./ATSH

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”