“Travel of Path”: Gjashtë arsyet pse vjeshta është koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë

Për udhëtarët, vjeshta është një kohë e shkëlqyer për të bërë një udhëtim ku turmat e verës janë pakësuar dhe ofrohen oferta me çmime më të perballueshme.


Për shumicën prej nesh, vjeshta është koha e përsosur e vitit. Vapa e verës ka filluar të zhduket, ditët e ngrohta dhe me diell ofrojnë një shans të shkëlqyer për të kaluar kohë jashtë dhe gjethet kanë filluar të shfaqen në stinën e tyre vjetore, shkruan “Travel of Path”.

Për udhëtarët, vjeshta është një kohë e shkëlqyer për të bërë një udhëtim ku turmat e verës janë pakësuar dhe ofrohen oferta me çmime më të perballueshme.

Për t’i shtuar listës suaj gjithnjë në rritje, disa vende ideale për t’u vizituar në vjeshtë, le të shohim rajonin e pazbuluar të Evropës që quhet Ballkani.

Nëse e konsideroni veten një udhëtar të zjarrtë, por nuk e njihni Ballkanin, ky është një vend fantastik për t’u vizituar, plot me njerëz të ngrohtë dhe miqësorë, peizazhe mahnitëse dhe ushqim fantastik.

Zakonisht nën përkufizimin ballkanik, përfshihen vendet e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë, Serbisë dhe Sllovenisë.

Shqipëria

1-Moti perfekt
Në shtator, temperaturat bien deri në 21 gradë celcius, dhe megjithëse ditët fillojnë të shkurtohen, mundësia për të kaluar pushime është shumë e mirë.

Tetori është gjithashtu i këndshëm, dhe mund të notosh ende në ujërat e kristalta të Rivierës Shqiptare.

2-Pamje mahnitëse
Ballkani është plot me pyje dhe parqe kombëtare, dhe vjeshta është koha e vitit për të përjetuar shpërthimin e ngjyrave në të gjithë rajonin.

Mjegulla dhe ajri i freskët në këtë kohë, krijon një mot të përsosur për të eksploruar rrënojat e lashta dhe rajonet mitike në Gjirokastër të Shqipërisë.

3-Më pak turma
Ndërsa po bëhet gjithnjë e më e njohur, Shqiperia po përjeton turma masive vizitorësh, shumica e të cilëve vijnë në verë.

Shqipëria krenohet me destinacione mahnitëse bregdetare, dhe po regjistron një numër në rritje të turistëve gjatë verës.

4-Çmime më të ulëta

Një nga rregullat e arta të udhëtimit është se sa më i ngarkuar sezoni, aq më të larta janë çmimet dhe Ballkani nuk bën përjashtim.

Ndërsa vendet e rajonit mbeten një destinacion buxhetor edhe në kulmin e verës, vjeshta sjell një rënie të çmimeve.

5-Destinacion në trend

Ballkani është pak a shumë një destinacion trend në vetvete, dhe vende si Shqipëria kanë përjetuar një rritje të popullaritetit të tyre vitet e fundit.

Me rritjen e vëmendjes nga turistët nga e gjithë bota, koha për të vizituar këtë rajon është më shpejt se sa vonë, ndërkohë që është ende autentik dhe jo shumë turistik.

6-Festivalet

Shtatori është një muaj i rëndësishëm për aktivitetet kulturore në vend, me festivale tradicionale që festojnë kulturën shqiptare

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.