Ansambli Bellini, koncert për nder të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës

Orkestra e drejtuar nga violinisti Aldo Ferrente interpretoi pjesë të njohura të muzikës së filmave kryesisht italianë


Ansambli Bellini i provincës së Katanjës në Itali solli në një koncert të rrallë në Gjirokastër kompozime të njohura të muzikës së dhomës si pjesë e festimeve të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës.

Grupi muzikor klasik i krijuar për të nderuar emrin e njërit prej kompozitorëve më të mëdhenj italianë Vincenzo Bellinit ja dedikoi performancën jo vetëm kujtimit të shenjtores shqiptare por edhe kurajos, talentit dhe prurjeve të një gjenerate të re kompozitorësh të dekadave të fundit.

Orkestra e drejtuar nga violinisti Aldo Ferrente interpretoi pjesë të njohura të muzikës së filmave kryesisht italianë të njohur gjerësisht edhe nga publiku shqiptar.

“Më duhet të them se kemi gjetur një publik të vëmendshëm dhe kompetent, njohës të muzikës së filmave dhe vetë filmave. Kur publiku është i tillë të jep kënaqësi dhe kurajo për të interpretuar. Patëm fatin të pëmbledhim pjesë të autorëve të mëdhenj italianë që zakonisht kërkojnë orkestra të mëdha brenda një grupi të vogël instrumentistësh të muzikës së dhomës dhe besojmë se kemi përcjellë atë që këta autorë kanë dashur të inspirojnë përmes linjës së tyre muzikore”- tha Aldo Ferrente violinist.

Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë evidentoi faktin se grupe muzikore të nivelit të Ansamblit Bellini janë mirëpritur në skenat më të mëdha botërore dhe vetë prania e tyre në Gjirokastër për të përfaqëson një tjetër nivel të shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve.

“Jemi shumë të lumtur që gjendemi këtu sot në këtë etapë të turit shqiptar të Ansamblit “ Massimo Bellini” të Catanjas për nderuar festimet e ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës një figurë shumë e dashur për popullin shqiptar. Vitin e kaluar për të njëjtën ngjarje prezantuam kuartetin e harqeve të “La Scala” Prezantuam për publikun një muzikant me famë botërore dhe grupin e tij të muzikës së dhomës në një tur që do të përshkojë edhe qytete të tjera shqiptare.”- tha Iva Palmieri konsulle e Italisë në Vlorë.

Grupi muzikor dhe teatral “ Massimo Bellini” i Catanjas u themelua në vitin 2013 dhe që atëherë i ka qenë pjesë e qindra eventeve ndërkombëtare për të promovuar muzikën bashkëkohore të dhomës dhe autorët e rinj.

Top Channel

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…