“Puthja famëkeqe”, futbollistët e Kombëtares dënojnë sjelljen e shefit

Futbollistët e ekipit kombëtar të Spanjës e dënuan të hënën “sjelljen e papranueshme” të shefit të pezulluar të futbollit spanjoll, Luis Rubiales


Futbollistët e ekipit kombëtar të Spanjës e dënuan të hënën “sjelljen e papranueshme” të shefit të pezulluar të futbollit spanjoll, Luis Rubiales, për shkak të puthjes famëkeqe në Kupën e Botës.

Rubiales, 46 vjeç, çuditërisht nuk ka pranuar të japë dorëheqje si president i Federatës së Futbollit të Spanjës (FFS), pasi e puthi me forcë në buzë futbollisten Jenni Hermoso, gjatë prezantimit të trofeut të Kupës së Botës së grave, të cilën Spanja e fitoi muajin e kaluar.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Mortata, e lexoi deklaratën në emër të gjithë ekipit kombëtar, duke e uruar ekipin kombëtar të grave për arritjen historike.

Ai tha se ekipi i burrave “shpreh solidaritetin me futbollistet dhe shprehu keqardhje që suksesi i tyre u prish” nga Rubiales në ceremoninë e ndarjes së trofeut më 20 gusht në Australi.

Morata shtoi: Ne duam ta dënojmë sjelljen e papranueshme të Rubailes, i cili nuk e ka vepruar sipas institucionit të cilin e përfaqëson.

“Ne jemi fuqishëm në anën e vlerave të ruajtura në këtë sport. Futbolli spanjoll duhet të jetë burim i respektit, frymëzimit, gjithpërfshirjes, shumëllojshmërisë, dhe duhet të jetë shembull në sjellje brenda dhe jashtë fushës”, shtoi ai.

Hermosh i është bashkuar një greve të madhe të futbollisteve, duke thënë se ajo nuk ishte pajtuar për puthjen.

Unioni i futbollisteve, Futpro, Hermoso dhe 80 futbolliste të tjera kanë thënë se nuk do të pranojnë të luajnë më për Spanjën “nëse federata vazhdon ta ketë udhëheqësin e njëjtë”.Rubiales ka qëndruar i palëkundur në refuzimin e tij për të dhënë dorëheqje nga posti “për shkak të një puthjeje paksa konsensuale”.

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, e ka pezulluar Rubialesin për 90 ditë dhe ka nisur një hetim disiplinor rreth sjelljes së tij.Rubiales është duke u hetuar edhe nga Gjykata Sportive e Spanjës. /REL

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.