“Oipa Magazine”: Sa kushton një javë pushime në Shqipëri në shtator?

Shqipëria është kthyer në “tokën e premtuar” për italianët e etur për të kaluar pushimet verore larg zemërimit, stresit dhe parave të pamjaftueshme.


Shqipëria është kthyer në “tokën e premtuar” për italianët e etur për të kaluar pushimet verore larg zemërimit, stresit dhe parave të pamjaftueshme. Në fakt, rreth 300 mijë italianë u grumbulluan këtë verë në brigjet dhe rrugët shqiptare. Por, sa kushton një javë pushime në Shqipëri në shtator? Sigurisht më pak se në gusht, shkruan në një artikull gazetarja Giusy Pirosa, të botuar në të përditshmen italiane “Oipa Magazine”.

Për të krijuar një ide, le të shohim se sa ka shpenzuar mesatarisht një italian për pushimet në Shqipëri në muajin gusht.

Kostoja e akomodimit

Nëse kërkoni një akomodim të një standardi të lartë do të duhet të paguani më shumë.

Nëse qëndroni në Bed&Breakfast, kostoja e dhomës për dy persona fillon nga 35 deri në 60 euro për natë.

Në vend të kësaj, një apartament me kuzhinë dhe vend parkimi kushton nga 120 deri në 160 euro për 3 netë.

Përsa i përket hotelit, çmimet fillojnë nga 45 euro për person, me mëngjesin e përfshirë, dhe deri në 75 euro.

Sa duhet të paguani për ushqimet dhe pijet?

Shpenzimet për pijet dhe të ngrënit varen nga vendi ku vendosni të darkoni.

Nëse vendoseni të hani në një restorant lokal, çmimet janë shumë të përballueshme.

Për tre pjata, një meze dhe dy pjata të dyta, duke shtuar ujin, një pije freskuese dhe një birrë, ju do të paguani 20 euro për person.

Çfarë kushton më pak se në Itali?

Kafja kushton 50-60 cent, pijet freskuese, birra 2-3 euro, Pepsi 2 euro, ushqimi i shpejtë, byreku kushton 50-60 cent.

(Marrë nga ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!