Arben Kristani, “filozofi” i peizazhit

Ekspozita e hapur në Vlorë, e konfirmoi Arben Kristanin si një artist të talentuar dhe cilësor


Nga Shpendi Topollaj

Gjithmonë kam pasur bindjen se çdo piktor do të vihej në vështirësi, kur të vendoste për çeljen e një ekspozite përballë shikuesit shijehollë të Vlorës.

Dhe kjo vjen nga kultura e kultivuar dhe shpirti i tyre i ndjeshëm artistik, për ç`ka flet edhe fakti se nga gjiri i kësaj treve ka dalë një aradhë piktorësh të shquar, bashkësia e të cilëve mori ashtu si pakuptuar emrin “Shkolla vlonjate e pikturës”.

Por Arben Kristani, me afirmimin e tij si një artist i talentuar dhe cilësor, në çeljen e disa ekspozitave të suksesshme, përveç Durrësit ku jeton, në disa qytete të vendit, vjen i sigurt dhe pa mëdyshje para jush.

Paul Gauguin, që sivjet pati 120 vjetorin e vdekjes, e quante pikturën më të bukurën e të gjitha arteve, pasi në të, në shikimin e saj, të gjithë mund të krijojnë një roman sipas dëshirës së imagjinatës së tyre, me ndihmën e vetëm një shikimi, mbush shpirtin me kujtimet më të thella…

Sikurse do ta shihin vetë, preferenca e Arbenit mbetet peizazhi, pra tema e natyrës, për të cilën shkrimtari i shquar Lope de Vega është shprehur: “Ç`shembull të mirë që na jep natyra, që bukurinë e ka në shumëllojshmërinë e saj”.

Dhe mendoni pafundësinë e thyerjeve e përthyerjeve befasuese e kontrastuese të natyrës së Atdheut tonë.

Ju i keni ndjekur ato ekspeditat e kolonisë së piktorëve shqiptarë, dhe patjetër që keni vënë re, përveç solidaritetit dhe dashamirësisë mes tyre, çfarë vendi të rëndësishëm zë peizazhi.

Dhe kjo jo thjeshtë se ata mbeten ndjekës të rrymës së re që solli francezi i italianizuar Claude Lorrain në shekullin e XVII – të, por se e kuptonin se vetë natyra flet, shpreh dhe ndikon në frymëzimin e gjendjes shpirtërore të njeriut, në atë kuptimin që i jepte qysh në kohën e tij filozofi Seneka.

Arben Kristani e dashuron natyrën dhe si i tillë, ai jo vetëm e sodit, por edhe e zhbiron e kuvendon me të. Ai pret me durim dhe intuitë, sa ajo të përfundojë atë tualetin e saj, njësoj si ajo gruaja e bukur para pasqyrës, dhe hop, e kap momentin. Po të flisnim me gjuhën e muzikës, ai e hedh a prima vista atë që sheh, në telajo, duke synuar që gjithçka ta realizojë aty, duke mbetur vetëm ndonjë detaj dytësor për studion e tij.

E kam përjetuar vetë para pak ditësh, krijimin e tabllosë “Fushë – Kosova” ku nuk zgjati as dy – tre orë takimi me poetët kosovarë, kur Beni u shkëput dhe na e solli atë të përfunduar.

Kur i vura në dukje një herë se ai është i prirur nga realizmi, më kujtoi thënien e Gustave Courbet se: “Piktura është art shumë specifik, mund të jetë vetëm një imazh i gjërave vërtetë ekzistuese. Ajo që nuk shohim, që nuk ekziston dhe është abstrakte, nuk i përket fushës së pikturës”.

Pastaj qeshi dhe shtoi: “Duhen respektuar të gjitha rrymat. Një gjë e bukur, e tillë mbetet përgjithmonë”. Por ai, mbi të gjitha është punëtor i palodhur, shpirtmadh e zemërbardhë: sa herë e shoh që shokëve që ia pëlqejnë një pikturë, nuk heziton t`ua dhurojë.

Ka mendimin se piktura atë mision ka; të ekspozohet diku që ta shijojnë sa më shumë dhe jo të mbetet e burgosur në studion e atij që e krijon. Duke e uruar mikun tonë, shpresoj që edhe ju të kënaqeni duke e vizituar ekspozitën e tij dhe të përftoni sa më shumë kënaqësi me imagjinatën që eksponatet e saj do t`u zgjojnë në përfytyrimin tuaj.

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…