Begaj takim me Tokayev, në fokus bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kazakistanit

Presidenti shqiptar u prit sot nga Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev.


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, u prit sot në një vizitë shtetërore në Kazakistan, nga Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev.

Kjo vizitë, shënon vizitën e parë të një presidenti nga Shqipëria në Kazakistan, dhe vjen në një kohë kur mbushen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve.

Pas ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, që u pasua dhe nga një takim midis dy delegacioneve.

Në një prononcim për mediet, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Presidenti Begaj u shpreh se, “një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, gjetjen e mundësive të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha me interes reciprok, siç mund të jenë energjia, infrastruktura, bujqësia apo nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve”

Në funksion të afrimit të mëtejshëm të dy vendeve, Presidenti Begaj tha se, “një çështje me rëndësi tjetër që u diskutua ishte dhe hapja e një Ambasade të Kazakistanit në Shqipëri, e cila u mirëprit nga ana e Presidentit Tokayev”.

Në qendër të vëmendjes gjatë takimeve ishte edhe turizmi.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj tha se, “interes tjetër të veçantë pati në drejtim të vendosjes së një linje ajrore të drejtpërdrejtë ndërmjet Kazakistanit dhe Tiranës, e cila do t’i shërbejë turizmit.”

Kreu i Shtetit i bëri ftesën Presidentit Tokayev për të vizituar Shqipërinë.

Presidenti Begaj takohet me Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Republikës së Kazakistanit, Ashimbayev

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij shtetërore në Kazakistan, zhvilloi një takim me Kryetarin e Senatit të Republikës së Kazakistanit, Maulen Ashimbayev.

Presidenti Begaj dhe Ashimbayev folën për rëndësinë që kanë marrëdhëniet parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Sipas Presidentit Begaj, ngritja e gamës së shkëmbimeve midis dy parlamenteve do të mundësonte të dy vendet të thellonin edhe më tej bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë.

Rama: Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027, dera nuk rri e hapur pafundësisht

Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027, dera nuk rri e hapur pafundësisht

Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027.