
Bushati takim me ambasadorin e Kroacisë, në Uashington
Aambasadori i ri i vendit tonë në SHBA, Ervin Bushati ka filluar takimet e kortezisë me trupin diplomatik në Uashington DC.

Me rastin e fillimit të detyrës, ambasadori i ri i vendit tonë në SHBA, Ervin Bushati ka filluar takimet e kortezisë me trupin diplomatik në Uashington DC.
Bushati u prit sot nga ambasadori i Kroacisë në Uashington DC, Pjer Šimunović.
Ambasadori Šimunović i shprehu Bushatit urimet e rastit për fillimin e detyrës dhe theksoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, ai e njohu me aktivitetin e trupit diplomatik në Uashington DC.
Nga ana e tij, ambasadori Bushati e falenderoi ambasadorin Šimunović për mikpritjen e ngrohtë dhe për këshillat e vlefshme, bazuar në përvojën e tij në Uashington DC.
Ndër të tjera, theksoi se Kroacia mund të merret si rast suksesi dhe shembull i mirë për realizimin e disa prioriteteve ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA.