“Narcity”: Shqipëria me plazhe bruz dhe mot të mrekullueshëm

E përditshmja kanadeze “Narcity”: Adhuruesit e detit duhet të vizitojnë Rivierën Shqiptare


Kur ëndërroni për pushime evropiane me ujëra bruz, plazhe të paeksploruara, ushqim të shijshëm dhe mot të mrekullueshëm, shumë prej jush mund të mendojnë për vende si Italia apo Greqia. Megjithatë, një alternativë më e lirë ekziston në Evropë, një perlë e fshehur ku ofrohet e njëjta cilësi pushimesh!

Shqipëria, vendi i fundit i pashkelur i Evropës, po fiton vëmendjen si një prej destinacioneve kryesore turistike, për ata që kërkojnë të gjitha hijeshitë e një pushimi klasik, çmime të perballueshme dhe mot të ngrohtë, shkruan në një artikull gazetarja Katherine Caspersz, të botuar në të përditshmen kanadeze “Narcity”.

E gjendur përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, Shqipëria ka nje bregdet që të lë pa frymë dhe peizazhe të mrekullueshme.

Klima mesdhetare e vendit e bën atë një vend të mrekullueshëm për t’u vizituar në verë, por edhe gjatë sezonit të vjeshtës, kur temperaturat janë më të uleta.

Në Shqipëri ka rreth 300 ditë me diell në vit.

Dhe nuk është vetëm peizazhi që tërheq vizitorët, vendi është përshkruar si një destinacion i përballueshëm në krahasim me vendet e tjera.

Kostoja mesatare e shërbimeve hoteliere për një ditë qëndrimi varion nga 30 deri në 300 euro.

Adhuruesit e detit duhet të vizitojnë Rivierën Shqiptare, ku plazhet e bardha dhe ujërat bruz janë të krahasueshme me ato në Maldive.

Ksamili, një fshat në rivierën jugore, i krahasuar me Maldivet, ofron një numër resortesh që ngjajnë me ato që gjenden në vendin e Azisë Jugore, me vila prej druri të ndërtuara mbi dallgët e kaltra.

Plazhe të tjera të njohura përfshijnë Dhërmiun, i konsideruar si plazhi më i mirë në Shqipëri.

Gjipe, një plazh i rrethuar nga shkëmbinj të lartë, të jep ndjesinë e të qenit në një ishull të fshehtë.

Plazhi i Karaburunit ndodhet brenda Parkut Kombëtar Karaburun-Sazan, një park detar ku do të zbuloni rrënojat romake dhe ato të Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu, mund të kryeni shumë aktivitete të tjera në natyrë, si kalërimi, ecja, lundrimi dhe astroturizmi.

Vendi është quajtur një “destinacion ushqimor nën radar”, pasi ndan pjatat dhe përbërësit me fqinjët e tij bregdetarë, si Mali i Zi në veri dhe Greqia në jug.

Bakllavaja, ullinjtë dhe qoftet janë disa nga ushqimet klasike që mund t’i shijoni.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.