Begaj në samitin e Procesit të Brdo-Brijunit: Integrimi në BE, përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po merr pjesë në takimin e radhës të liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit që po mbahet në Shkup.


Presidenti i Republikës Bajram Begaj, po merr pjesë në takimin e radhës të liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit që po mbahet në Shkup.

Presidenti Begaj duke postuar pamje nga samiti u shpreh se, “përshpejtimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE mund të arrihet vetëm përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal, të udhëhequr nga siguria dhe stabiliteti”.

“Të inkurajojmë vlerat evropiane, ku të rinjtë tanë të ndihen optimistë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre”, tha Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj nisi edhe takimet bilaterale në kuadër të samitit. Ai zhvilloi takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Së bashku me mikun tim, Presidentin Stevo Pendarovski, vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat janë një shembull i bashkëpunimit konstruktiv, në interes jo vetëm të përparimit të të dy vendeve, por të gjithë rajonit”, u shpreh Begaj.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!