Margariti: Mësonjëtorja, një film-simbol i përpjekjes për dije!

Ministrja e Kulturës: Homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe


Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit restauroi filmin “Mësonjëtorja”, që mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi; lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj.

“Një përkim i bukur dhe një ogur i mirë restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” me ditën e parë të shkollës”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale.

Margariti i uroi suksese çdo nxënësi dhe mësuesi për fillimin e një kapitulli të ri, duke ndarë lajmin se puna e bërë nga AQSHF në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform do të mund të shihet nesër pasdite, në Pallatin e Brigadave.

“Mësonjëtorja, një film-simbol i përpjekjes për dije dhe një homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe, që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur këtë flake”, është shprehur ministrja Margariti.

?️ Një përkim i bukur dhe një ogur i mirë restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” me ditën e parë të shkollës!
Një film-simbol i përpjekjes për dije dhe një homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe, që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur këtë flakë!
Suksese çdo nxënësi dhe mësuesi për fillimin e një kapitulli të ri!
? Filmi “Mësonjëtorja”, që mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi; lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj., u restaurua falë punës së Arkivi Qendror Shteteror i Filmit me mbështetjen e ABI Bank dhe Harabel Contemporary Art Platform.
? Një ngjarje që do ta festojmë së bashku në 12 shtator 2023, ora 19:00 në Pallatin e Brigadave.

Posted by Elva Margariti on Monday, September 11, 2023

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.