Nikolla pret Bergner: Gjermania, mbështetje zhvillimit ekonomik në Shqipëri

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, pret ambasadorin e ri të Gjermanisë, Karl Bergner


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot ambasadorin e ri të Gjermanisë, Karl Bergner, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.

Kryetarja Nikolla i uroi ambasadorit Bergner suksese në detyrën e tij në Tiranë dhe vuri në dukje vullnetin e Kuvendit për vijimin e bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Nikolla shprehu vlerësimin për kontributin e Gjermanisë në mbështetjen e zhvillimit ekonomik, të mirëqenies dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, veçanërisht për mbështetjen e reformës në drejtësi, si edhe gadishmërinë e Kuvendit për të bashkëpunuar me ekspertë të Bundestagut edhe për përfundimin e reformës zgjedhore.

Ambasadori Bergner nënvizoi se, mbështetja e Gjermanisë për Shqipërinë do të vazhdojë dhe Ambasada e Gjermanisë në Tiranë do të nxisë bashkëpunimin mes dy vendeve si edhe bashkëpunimin parlamentar mes Kuvendit dhe Bundestagut dhe parlamenteve të landeve.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Bergner diskutuan edhe mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe kryesimin nga Shqipëria të Procesit të Berlinit përgjatë vitit 2023, si rikonfirmim i kontributit të vendit tonë si faktor stabiliteti dhe evropianizimi në Ballkanin Perëndimor.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!