Zonja e Parë, Armanda Begaj viziton shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Zonja e Parë, Armanda Begaj zgjodhi ta kalonte këtë ditë me fëmijët e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq


Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Zonja e Parë, Armanda Begaj zgjodhi ta kalonte këtë ditë me fëmijët e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq. Zonja e Parë uroi më të vegjlit: “Uroj që të mësoni shumë, të doni e respektoni mësuesen tuaj, të bëni shokë e shoqe, të luani e të argëtoheni së bashku.”

Ajo u premtoi atyre se do te shkojë në festën e tyre të abetares për të qenë me ta në një nga ditët më të paharrueshme të jetës së tyre.

Zonja Begaj përshendeti disa klasa nxënësish e i uroi atyre një vit të mbarë. Ajo vizitoi edhe laboratorët e shkollës shumë të rëndësishëm për të mundësuar më mirë kuptimin e lëndëve shkencore.

Gjatë vizitës në shkollën “Bashkim Berisha”, Zonja e Parë u takua edhe me stafin pedagogjik të shkollës, të cilin e përgëzoi për punën, përkushtimin, pasionin, mirëmbajtjen e mjediseve dhe laboratorëve.

Në kuadër të fillimit të shkollës, Presidenti Begaj uroi më herët përmes një mesazhi të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes,” – tha në mesazhin e tij Presidenti./tvklan.al

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…