Kampionati botëror i arteve marciale në Tiranë, Veliaj: Të rinjtë të angazhohen më shumë me sport

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë kampionat me 20 sportistë.


Tirana është këtë vit organizatorja e kampionatit botëror të arteve marciale mikse.

Gjatë kampionatit, i cili do të zhvillohet nga data 19 deri në 26 nëntor, do të marrin pjesë 50 shtete, me mbi 500 sportistë.

Për të diskutuar mbi këtë aktivitet të rëndësishëm që zhvillohet në vitin kur Tirana është edhe Qyteti Europian i Sportit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare te Arteve Marciale Mikse, Kerrith Brown.

“Për ne ka qenë një evolucion i jashtëzakonshëm, jo vetëm këtë vit që Tirana është Qyteti Europian i Sportit, por gjithë këto vite me shumë të rinj që përfshihen në sport, sidomos në artet marciale. S’e di a jemi më të mirët në Ballkan, por di që kemi dalë të dytët në renditjen e kampionatit të fundit dhe po ngjitemi edhe më lart. Është një platformë fantastike, me njerëz të jashtëzakonshëm, për të përdorur Tiranën si vendin që do të mikpresë kampionatin botëror nga data 19 deri në 26 nëntor. Në fakt, është një stinë perfekte, sepse pastaj vijnë festat e nëntorit, kështu që koinçidenca është perfekte, si një pararendje e festave tona kombëtare”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se, aktivitete të tilla, të këtij dimensioni, janë një frymëzim edhe për të rinjtë që të angazhohen më shumë me sport.

“Do të jetë një mundësi fantastike që edhe të rinjtë të frymëzohen, të shohin se si mund të angazhohen më shumë me sportin e siç kemi thënë, meraku im për këtë vit ka qenë që në fund të vitit të kemi numrin më të madh të djemve dhe të vajzave të regjistruar në klasat sportive, qofshin ato në palestrat që janë hapur nga Bashkia, apo edhe në sportet e reja siç janë artet marciale”, shtoi Veliaj.

Presidenti i Federatës vlerësoi kryebashkiakun për mbështetjen.

“E vlerësoj jashtë mase! Është e mrekullueshme të kemi suportin tuaj, sidomos tani që do të mbajmë Kampionatin Botëror të Arteve Marciale në Tiranë. Është vërtet një nder që kemi këtë mundësi që të punojmë bashkë me Federatën Kombëtare dhe të kemi këtë mbështetje. Është një kohë fantastike që kemi artet e miksuara marciale të vendosura në Tiranë dhe jam shumë i lumtur që më është dhënë kjo mundësi t’i tregojmë pjesës tjetër të botës se çfarë na ka ofruar Tirana”, u shpreh Kerrith Brown.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë kampionat me 20 sportistë.

Lexo më shumë nga

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të…