Adrian Devolli, “Kalorësi” i Artit

Piktori i mirënjohur, Adrian Devolli, hap në Galerinë FAB ekspozitën e tij “Gjurmë” / “Trace”


Nga Dash Frashëri

“Gjurmë” / “Trace”

Kështu titullohet ekspozita e piktorit të mirënjohur, Adrian Devolli, e hapur në Galerinë FAB, në mbjediset e Universitetit të Arteve.

Një ekspozitë e pritur shumë mirë nga artistët e arteve figurative, të cilët ishin të shumtë në përurimin e saj, ku nuk mungoi edhe një tufë me lule për piktorin.

Kuratori i ekspozitës është Valentin Cani, edhe ai një piktor restarues i njohur.

 

*  * *

Adrian Devolli, një piktor dhe restaurues i njohur – i diplomuar në Akademinë e Arteve (1979) – dallohet për stilin e tij modern, me të cilin ka lënë “gjurmën e tij” në art. Mënyrën e tij të të mednuarit dhe të shikuarit të artit dhe pikturës. Një gjysmë shekulli krijimtari e kontribut në restaurim.

Penelatat e tij, edhe pse duken të shkujdesura, janë plot jetë. Transmetojnë mesazhet e shpirtit të tij artistik.

Gjithmonë në lëvizje, në kërkim të së bukurës, si një “kalorës i artit”. Jo rastësisht, kali është simbolika më e përsëritur në ekspozitë.

Arti i artistit Adrian Devolli bazohet në përmasën e gjurmës, si shenjë kalimi dhe veprimi të shkuar, të një trupi, në një trup tjetër me forma dhe shprehje të ndryshme, që më pas bëhet kriter i ri për përzgjedhjen e formës dhe lëvizjes hap pas hapi.

Gjurmët që le pas artisti dhe përballja me vehten si krijues, por edhe si akte e lëvizje të krijimit artistik. Një gjurmë midis realitetit simbolik që ndikon në mënyrën se si ai ndërvepron me hapësirën tredimensionale për të krijuar raporte.

 

“Bir arti”, me të atin, Hysen Devollin  (1924 – 2013), si themelues të skenografisë shqiptare, Adriani s’mund ti shpëtonte atmosferës së ngjyrave në shtëpinë e tij.

Nga i ati, diti të bëjë të tijat sekretet e marrëdhënies së dritës në pikturë, ajrit, sensibilitetit të ngjyrës, ndonëse krijoi identitetin e tij.

Restaurator i dikurshëm në Institutin e Monumenteve dhe më pas në Galerinë Kombëtare të Arteve, Adrian Devolli, ka një marrëdhënie të përjetshme me pikturën, duke marrë pjesë në ekspozita të shumta, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ekspozita Gjurmë e artistit Adrian Devolli këtë vit 2023 ka dy linja kryesore.

Njëra është linja e punimeve që kanë tonalitet maksimal bardhë e zi dhe linja tjetër është linja me ngjyrë si dy shtyllat kryesore të ekspozitës dhe përpos saj ka nëndarje të tjera të nënlinjave.

Vepra e artit varion nga një vepër në tjetrën në shtrirjen e emocionit në shtatë pika të cilat do të përballen fort me konceptimin e autorit që zgjedh instinktivisht teknikën si mjet
shprehës shumëdimensional.

Njohës i mirë i disa teknikave të pikturimit, studio e Adrian Devollit, është e mbushur plot me telajo, ngjyra dhe penela, për të realizuar veprën e radhës.

________________________________________

Tiranë, 14 shtator 2023

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…