Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Begaj: Bashkëpunim me qytetarët aktivistë

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Presidenti Bajram Begaj priti në një takim përfaqësues të disa organizatave jofitimprurëse


Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Presidenti Bajram Begaj priti në një takim përfaqësues të disa organizatave jofitimprurëse që veprojnë në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Begaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi sfidat aktuale të demokracisë shqiptare.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë takova përfaqësues të disa organizatave joftimprurëse që veprojnë në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Diskutuam mbi sfidat aktuale të demokracisë shqiptare dhe sesi Institucioni i Presidentit mund të bashkëpunojë me përfaqësuesit e qytetarëve aktivistë për ta mbrojtur e përforcuar atë., u shpreh Begaj.

Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është “Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme” dhe fokusohet në rolin thelbësor të të rinjve në përparimin e demokracisë dhe garancitë që të kenë zë në vendimmarrje.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.