Automjetet elektronike të Kinës në korsinë e shpejtë në Europë

Me teknologjinë e saj më të avancuar, modelet e reja të marketingut dhe çmimet konkurruese, industria e automjeteve elektrike të Kinës po shkon drejt “korsisë së shpejtë” në nivel evropian dhe global.

default

Me teknologjinë e saj më të avancuar, modelet e reja të marketingut dhe çmimet konkurruese, industria e automjeteve elektrike të Kinës po shkon drejt “korsisë së shpejtë” në nivel evropian dhe global.

Markat si “BYD”, “NIO”, “Xpeng”, “Hongqi” dhe “Lynk & Co” po bëjnë emër në Evropë në shfaqjet e motorëve, në sallonet e ekspozitave dhe në rrugë. Sipas konsulencës automobilistike “Inovev”, 8 për qind e automjeteve të reja elektrike të shitura në Evropë deri tani këtë vit janë kineze, nga 6 për qind në 2022-shin dhe 4 për qind në 2021-shin.

Në Panairin Ndërkombëtar të Automobilave (IAA) të këtij viti në Mynih, Gjermani, më shumë se 70 prodhues dhe furnitorë kinezë të makinave shfaqën produktet dhe shërbimet e tyre.

Automjetet elektrike të prodhuara në Kinë po tërhiqen shumë në Evropë dhe jo vetëm për shkak të çmimeve të tyre shumë konkurruese.

“Kompanitë kineze të makinave janë bërë kompani globale”,- tha Eric Louwman, president i grupit “Louwman” të shpërndarësve të automobilave, duke nënvizuar cilësinë dhe teknologjinë e përparuar të markave kineze.


Foto nga VCG

“Louwman Group” filloi bashkëpunimin me “BYD” në tetor 2022, duke hapur një dyqan shitjesh në Holandë. Si prodhuesi i dytë më i madh në botë i automjeteve elektrike, “BYD” tani ka mbi 140 dyqane shitjesh në Europë.

Së bashku me “BYD”, markat kineze të automjeteve elektrike, si “NIO”, “Chery”, “Great Wall Motors” dhe “Lynk & Co” kanë marrë vlerësimet e sigurisë me pesë yje nga Programi Europian i Vlerësimit të Makinave të Reja, një institut i pavarur i cili zhvilloi një sistem vlerësimi me pesë yje për t’u ofruar konsumatorëve nivelin e sigurisë së makinave të reja në vitet e fundit.

Për të fituar konsumatorët në Europë, markat kineze të automjeteve elektrike gjithashtu vënë theks të veçantë në inovacionin në teknologjinë e baterive.

Në rreth tri minuta, stacionet e ndërrimit të energjisë të “NIO” lejojnë automjetet të kalojnë në një paketë baterie të freskët dhe plotësisht të karikuar. Një stacion mund të kryejë 312 shkëmbime në ditë. “NIO” ka vendosur 20 stacione të tilla në të gjithë Evropën dhe po e zgjeron këtë rrjet.

Kreu i “NIO”-s për zhvillimin e biznesit europian, Chen Chen, tha për “Xinhua” se meqenëse kontrollet automatike të baterive dhe sistemit elektrik kryhen gjatë çdo shkëmbimi, ky shërbim është “shumë popullor” në Europë, pasi 98 për qind e përdoruesve të “NIO”-s në Europë preferojnë të marrin me qira bateri për të përfituar nga shërbimi.

Prodhuesit kinezë të makinave po përparojnë gjithashtu në kërkimin dhe zhvillimin e softuerit të automobilave. Kjo do të ndihmojë automjetet elektrike kineze të zhvillohen shpejt në tregun evropian, tha Ferdinand Dudenhoeffer, drejtor i Qendrës gjermane për Kërkime Automobilistike me qendër në Duisburg (CAR).

Për “Lynk & Co”, modelet e reja të marketingut e ndihmuan atë për të promovuar shitjet. Kompania ka nisur një shërbim abonimi mujor, i cili lejon klientët e regjistruar të ndajnë automjetet e tyre me anëtarët e tjerë për të kursyer kostot.

Që nga korriku 2023, shërbimi kishte regjistruar rreth 230,000 abonentë në Europë dhe mbi 20 për qind e tyre kanë përdorur platformën e ndarjes së makinave.

“Profesionalizmi i markave kineze u bëri përshtypje vizitorëve në panairet tregtare të klasit botëror”,- tha Peter Fintl, nënkryetar i teknologjisë dhe inovacionit në “Capgemini Engineering”.

“Të gjithë këtu në Panairin Ndërkombëtar të Automobilave janë të ngazëllyer që kemi kaq shumë marka kineze”,- tha Fintl.


Foto nga VCG

Të mbështetur nga një zinxhir i fuqishëm industrial dhe inovacion i vazhdueshëm teknologjik, markat kineze të automjeteve elektrike janë njohur nga konsumatorët evropianë, tregtarët dhe përfaqësues të industrisë. Megjithatë, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për ta.

Krahasuar me tregjet në zhvillim, Europa krenohet me markat më të njohura të automjeteve, me klientë besnikë. Prodhuesit japonezë dhe koreanë të automjeteve kanë krijuar tashmë një prani të fortë këtu.

Disa tregtarë i thanë “Xinhua” se kompanitë kineze të automjeteve elektrike duhet të punojnë më shumë në forcimin e njohjes së markës, zgjerimin e kanaleve të shitjes dhe fitimin e besimit të konsumatorëve në Europë. Eksplorimi i një tregu të ri do të thotë gjithashtu shpenzime më të larta, rregullore të ndryshme dhe adresim i pabarazive kulturore.

Megjithatë, tregtarët e tjerë të automjeteve i thanë “Xinhua”-s se automjetet elektrike kineze kanë bërë një fillim të mirë në Europë, duke krijuar një imazh të markës me cilësi të lartë dhe kanë potencial për t’u rritur dhe zgjeruar.

Në vitin 2021, marka kineze “Hongqi” prezantoi në Norvegji automjetin e saj sportiv elektrik E-HS9 (SUV). Një vit më vonë, modeli u bë makina elektrike kineze më e shitur në vend.

SUV u vlerësua nga konsumatorët dhe mediat e automobilave për komoditetin, aksesorët luksozë dhe çmimet e përballueshme, tha Knut Aas, CEO i tregtarit lokal të “Hongqi”. Pavarësisht sfidave, mundësitë janë gjithashtu përpara.

Ndërsa prodhuesit kinezë të makinave kërkojnë të vendosen në tregun europian, ata po krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi, tha Holger Klein, CEO i furnizuesit gjerman të pjesëve të automjeteve të “ZF Group”. “ZF” dëshiron të bashkëpunojë për të gjithë spektrin e produkteve që kemi,- tha ai.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.