Shqipëri-BE, zhvillohet mbledhja e 15-të e Nënkomitetit për Ekonominë, Çështjet Financiare dhe Statistikat

Shqipëri-BE, zhvillohet mbledhja e 15-të e Nënkomitetit për Ekonominë, Çështjet Financiare dhe Statistikat


Shqipëri-BE, zhvillohet mbledhja e 15-të e Nënkomitetit për Ekonominë, Çështjet Financiare dhe Statistikat

Nënkomiteti për Ekonominë, Çështjet Financiare dhe Statistikat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian zhvilloi mbledhjen e tij të 15-të, në Bruksel, ku pala shqiptare u kryesua nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali.

Zëvëndësministrja Xhemali vlerësoi nënkomitetin ECOFIN si një nga platformat kryesore të dialogut dypalësh midis Komisionit Evropian dhe Shqipërisë, i cili monitoron progresin në fusha të rëndësishme për integrimin e vendit në BE.

Xhemali theksoi se gjatë tre viteve të fundit, Shqipëria ka shfaqur qëndrueshmëri përballë disa goditjeve të jashtme, duke përfshirë tërmetin, pandeminë globale dhe ndërprerjen e furnizimit për shkak të konfliktit në Ukrainë. “Pavarësisht këtyre sfidave, ekonomia jonë u rimëkëmb në vitin 2021 dhe vijoi rritjen në vitin 2022”, tha ajo.

Përfaqësuesit e palës shqiptare diskutuan mbi zhvillimet dhe perspektivat e fundit në çështjet ekonomike, monetare dhe financiare të Shqipërisë, si edhe disa prej sfidave me të cilat është përballur vendi.

Gjithashtu, u diskutua mbi zhvillimet në tregun e punës; lëvizjen e lirë të kapitalit, forcimin e konkurueshmërisë së ekonomisë, përmirësimin e funksionimit të ekonomisë së tregut, kontrollin e brendshëm financiar publik, menaxhimin e financave publike, auditin e jashtëm, si edhe zhvillimet në fushën e statistikave.

Përfaqësuesit e KE-së vlerësuan zhvillimet në këto fusha, veçanërisht qëndrueshmërinë e ekonomisë përgjatë sfidave të njëpasnjëshme, menaxhimin e financave publike dhe statistikat./ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…