Shqipëria në sesionin e 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore

Shqipëria po merr pjesë në sesionin e 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që po zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.


Shqipëria po merr pjesë në sesionin e 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që po zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.

Ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare e pranishme në këtë aktivitet vlerësoi ekspetizën dhe asistencën e dhënë për ruajtjen e objekteve shqiptare të trashëgimisë kulturore, tashmë nën mbrojtjen e UNESCO-s.

“Në ndërhyrjen time, pasi Komiteti i Trashëgimisë Botërore miratoi vendimet për Raportet e Konservimit të rajonit të Ohrit dhe qendrave kulturore të Beratit dhe Gjirokastrës, shpreha vlerësimin për dialogun konstruktiv e të vazhdueshëm me Qendrën e TB dhe gjithashtu falënderova organet këshillimore për ekspertizën dhe asistencën”, u shpreh Kadare.

Ajo siguroi për angazhimin e Shqipërisë për të vazhduar përmirësimin e ruajtjes dhe menaxhimit të këtyre dy pronave të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore.

“Theksova angazhimin e Shqipërisë për të siguruar zbatimin e rekomandimeve të përfshira në vendimet e miratuara dhe për të marrë masat e nevojshme, në koordinim të ngushtë me të gjithë aktorët përkatës, për të vazhduar përmirësimin e ruajtjes dhe menaxhimit të këtyre dy pronave të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore, në funksion të objektivit tonë të përbashkët: mbrojtjen e vlerës së tyre të jashtëzakonshme universal”, deklaroi Kadare.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…