Festivali i Bashtovës, muzikë, aventura në natyrë dhe panair artizanësh

Kalaja e Bashtovës mikpriti këtë fundjavë një festë të organizuar nga projekti EU4Culture i financuar nga Misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.


Kalaja e Bashtovës mikpriti këtë fundjavë një festë të organizuar nga projekti EU4Culture i financuar nga Misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Festivali i Bashtovës eksploroi kulturën e pasur të Kavajës dhe Rrogozhinës përmes performancave të artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, aventurave në natyrë dhe një panairi artizanësh e prodhimesh vendase.

Festivali ishte mjaft i larmishëm, filloi me një ecje përgjatë Shtegut të Liqeneve, më pas, mbrëmja u gjallërua me një panair artizanal, me pikturat e Stefanaq Sotjës dhe fotot e Sulejman Qolit.


“Krenarë që mbështetëm Festivalin e Bashtovës përmes programit EU4Culture. Artistët krijuan një atmosferë fantastike me meloditë tradicionale, ato ndërkombëtare dhe kërcimet”, tha Misioni i BE-së në Shqipëri në një postim në rrjetet sociale ku ndau edhe pamje nga aktivitetet e organizuara.

Kalaja e Bashtovës ndodhet rreth 2 km larg fshatit Vilë-Bashtovë në afërsi të lumit Shkumbin. Kalaja u ndërtua në shekullin XV dhe shërbeu si një objekt tregtimi për tregtarët venecianë dhe si një fortesë për të larguar pushtuesit osmanë. Pozicioni i saj strategjik i lejoi luftëtarët mesjetarë të kontrollonin një zonë shumë të madhe të Adriatikut në perëndim dhe njëkohësisht, fushën në lindje. /ATSH

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…