Sistemi dhe vlerat njerëzore
Mirënjohja e lartëson njeriun, mosmirënjohja dhe urrejtja e zvogëlojnë atë
Nga Mimoza Prifti
Ne historine njerezore kurre nuk ka patur nje sistem ku njerezit te kene barazi ne cdo aspekt, duke filluar tek ai mendor dhe perfunduar tek ai ekonomik.
As natyra vete, universi nuk e ka kete barazi.
As familja, qeliza baze e shoqerise, nuk e ka patur e nuk do ta kete kete barazi. Nena ka femijen e preferuar te saj sado te pashprehur, nena i kerkon njerit femije ti hape rruge femijes problematik ne emer te barazise apo qetesise se saj, i kerkon njerit femije te ndihet i detyruar te ndaje kafshaten me tjetrin, njerit femije te mesoje tjetrin, mban me afer femijen qe i miklon sedren, etj, etj.
Me thene te drejten, me ben pershtypje komunikimi me tone te ndryshme etiketimi: komunist, demokrat, konservator, liberal, agrar e dhjetera te tjera, duke goditur tjetrin apo ngritur veten.
Asnje sistem politik nuk ka synim barazimin ne cdo aspekt njerezor. Cdo sistem ka te dhunuarit dhe te perfituarit e vet.
Gjate socializmit u dhunuan ajka intelektuale dhe pronaret, nderkohe qe perfituan shtresa e varfer dhe fshati.
Pas viteve 90′ u dhunuan intelektualet dhe perfituan malesoret qe zaptuan prona e toka mbare Shqiperise por nuk lejuan qe pronat e tyre te preken malesise.
U dhunuan ata te varfer qe ngriten koken gjate socializmit dhe perfituan servilet e socializmit qe me shpejtesi rrufe nderruan kartat politike. U dhunuan serish pronaret e tokave, pronat e te cileve u rrembyen gjate socializmit, dhe perfituan militantet partiake me lideret e tyre.
Mos valle firmat piramidale, mbjelljen e dembelizmit dhe leket e fituara pa djerse u ngjajne me barazimin ekonomik, politik apo intelektual?
Mos valle anarshine dhe demokracine i vini ne nje peshore?
Askush nuk lind me ngjyre te kuqe apo blu, askush nuk lind me teser partiake.
Bindjet jane armiku me i urryer i te vertetes, armiku i njeriut per njeriun, mashtruesi kaliber mendor.
Miq te dashur para se te shani komunist, kelysh i Enverit apo i Saliut, pastroni enet tuaja. Kur te jeni familjare model per familjet tuaja, kur te vleresoni dhe te rreshtoni para femijeve arritjet tuaja dhe te prinderve tuaj per shoqerine, atehere ndoshta do te mund te keni te drejte te gjykoni, ofendoni apo urreni tjetrin.
Paaftesia shan, paaftesia gjykon, paaftesia urren. Dhe urrejtja konsumon individin me fort se cdo lloj semundje.
Nuk eshte turp te besosh apo te ndjekesh nje Parti, turp eshte te urresh njeriun, te lendosh e godasesh tjetrin. Ne momentin qe keni lenduar dike, kjo nuk u ben me te moralshem e me te paster para shoqerise.
Fjala qe nxirrni nga goja u identifikon. Zgjedhja eshte e gjithesecilit.
Mirenjohja eshte ajo qe larteson njeriun, mosmirenjohja dhe urrejtja e zvogelojne ate.
E vetmja barazi qe po trumbetohet nga “demokracia perendimore” sot, eshte ajo gjinore. Ku meshkujt te kene te drejten te jene femra e femrat meshkuj, ndoshta dhe bashke ne nje.
Dhe do tja arrijne qellimit, sepse njerezit jane shume te zene me urrejtjen dhe negativitetin qe i ka pushtuar, njerezit jane shume te zene per te qene njerez.