Nikolla në Gjermani, takohet me presidenten e parlamentit të Bremen

Gjatë vizitës në Bremen, Kryetarja Nikolla u takua me presidenten e parlamentit të Bremenit, Antje Grotheer.


Në kontekstin e bashkëpunimit me Bundestagun dhe parlamentet e Landeve të Gjermanisë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po zhvillon një vizitë zyrtare në landet Bremen dhe North Rhine – Wesfalia.

Gjatë vizitës në Bremen, Kryetarja Nikolla u takua me presidenten e parlamentit të Bremenit, Antje Grotheer.

Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe dialogun intensiv politik të nivelit të lartë, Nikolla nënvizoi mundësinë dhe dobinë e bashkëpunimit me parlamentet e landeve.

“Decentralizimi i bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Landeve është një rrugë për të afruar më shumë institucionet, bizneset dhe njerëzit e vendeve tona. Bashkëpunimi me Bremenin, si një qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore e Gjermanisë, është me shumë interes. Bashkëpunimi i Kuvendit me Parlamentin e Landit do të nxisë edhe bashkëpunimin mes institucioneve të tjera si edhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar në fushat e energjisë, turizmit, telekomunikacionit, infrastrukturës, agrobiznesit, bashkëpunimin arsimor, kulturor dhe në sektorë të tjerë. Bashkëpunimi mund të përfshijë edhe mbështetjen e Landit ndaj integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e Procesit të Berlinit”, nënvizoi Nikolla.

Presidentja e parlamentit të Bremenit, Antje Grotheer, vuri në dukje se parlamenti dhe institucionet e tjera të Landit mirëpresin bashkëpunimin me Kuvendin, institucionet dhe qytetet shqiptare. Përveç bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe nxitjes së investimeve, kryeparlamentarja Grotheer theksoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit mes deputetëve të rinj dhe parlamenteve rinore.

Kryetarja Nikolla e ftoi presidenten parlamentit të Bremenit, Antje Grotheer, për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë. /ATSH

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”