Osmani i kërkon Mbretit të Jordanisë mbështetje për njohje nga vendet arabe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Mbretin e Jordanisë, Abdullahu II


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me Mbretin e Jordanisë, Abdullahu II, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që nga viti 1999 në vazhdimësi, sikurse edhe në GJND.

Në këtë kontekst, Osmani ka shtruar nevojën e mbështetjes së mëtejme nga Mbretëria e Jordanisë në përpjekjet e Kosovës për të siguruar anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe njohje nga vendet arabe.

“Presidentja Osmani dhe Mbreti Adullah II, diskutuan për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, ndërkohë që të dy palët riafirmuan përkushtimin për paqe e stabilitet. Sipas Presidentes Osmani, ndërmjet të dy shteteve ka potencial për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Në këtë kontekst, ajo përmendi faktin se një ekip ushtarësh jordanezë janë trajnuar së fundmi në qendrën tonë të trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit”, thuhet në komunikatë.

Më tej, Presidentja Osmani, tha se Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhënie të ngushta me Jordaninë në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia, tregtia, mbrojtja, kultura, arsimi dhe turizmi. Të dy liderët shprehën optimizmin për të ardhmen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.