Soreca: Përmirësim i kushteve të punës për gazetarët

I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca mori pjesë sot në Forumin e OSBE-së për Zhvillimin e Medias


I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca mori pjesë sot në Forumin e OSBE-së për Zhvillimin e Medias të mbajtur sot në Tiranë.

Soreca rikonfirmoi se, liria e medias është në qendër të politikës së zgjerimit të BE-së.

Ai inkurajoi qeverinë shqiptare dhe autoritetet publike që të angazhohen me komunitetin e medias dhe palët e interesuara për të adresuar sfidat e mbetura: përmirësimin e kushteve të punës për gazetarët, kërcënimet ndaj gazetarëve dhe adresimin e çështjeve sistematike të pronësisë së medias.

Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë një mundësi për të bërë përparim në lirinë e medias në Shqipëri, theksoi ndër të tjera Soreca.

I nisur në vitin 2015, Forumi për Zhvillimin e Medias shërben si një platformë për diskutimin e çështjeve të lirisë dhe zhvillimit të medias në Shqipëri mes gazetarëve, ekspertëve dhe institucioneve përkatëse. Këtë vit diskutimet u përqendruan te siguria e gazetarëve, legjislacioni që prek mediet dhe ndikimi i inteligjencës artificiale në punën e medieve në Shqipëri.

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë