574 ditë nga nisja e luftës në Ukrainë, Shkurov: Besojmë tek drejtësia

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Tiranë zhvilluan sot një aktivitet në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të filmit për të Drejtat e Njeriut.


Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Tiranë zhvilluan sot një aktivitet në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të filmit për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë aktivitet ku u shfaq filmi “Fluturat Metalike”, një dokumentar nga Roman Liubyi i cili pasqyron luftën në Ukrainë, ishte i ftuar ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov dhe prof. Theodore S. Orlin, President Nderi i Festivalit.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj mbajti një fjalë përshëndetëse në nisje të aktivitetit ndërsa duke marrë shkas nga agresioni rus në Ukrainë, nënvizoi se Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar promovojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Ky festival është i përvitshëm, i themeluar nga Akademia “Marubi”. Kënaqësi që në Kuvendin e Shqipërisë shfaqet një ndër filmat e këtij festivali, film që merr shkas nga lufta në Ukrainë. Liria e një populli është e lidhur me shkallën e promovimit të të drejtave të njeriut. Shteti e ka për detyrë të respektojë liritë dhe të drejtat e njeriut. Paqja nuk gëzohet vetiu por duhet mund dhe angazhim. Nuk ka asnjë justifikim për luftën në Ukrainë, prandaj komuniteti ndërkombëtar dhe Shqipëria kanë mbështetur Ukrainën”, u shpreh Felaj.

Theodore S. Orlin, President Nderi i Festivalit, u shpreh se “duhet të kuptojmë dhe të studiojmë të shkuarën që të përballemi me të ardhmen”.

“E kaluara jo shumë e largët ka parë dy luftëra të mëdha, shumë dhunë dhe vdekje. Në këtë shekull bazuar në studimet e mia për të drejtat e njeriut po përballemi me gjëra që nuk i kemi hasur më përpara. Një shtet që ka një karrige në Këshillin e Sigurimit ka shkelur një nga parimet e ligjit ndërkombëtar. Është shkelur struktura e të drejtës ndërkombëtare dhe barra tani është mbi popullin e Ukrainës”, tha ai.

Ndërsa Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov deklaroi se filmi i tmerrshëm tregoi thelbin e festivalit të këtij viti që është pandëshkueshmëria.

“Besojmë tek drejtësia dhe në ndjekjen penale të personave përgjegjës. Sot bëhen 574 ditë që nga fillimi i luftës së tmerrshme në Ukrainë dhe e vlerësojmë që Shqipëria është një ndër vendet që ka nënshkruar deklaratën e mbështetjes së Ukrainës”, deklaroi Shkurov. /ATSH

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…