Konferenca e 7-të shkencore në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë

Dita e dytë e konferencës së 7-të shkencore të përbashkët të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, nisi me një takim me mediet


Dita e dytë e konferencës së 7-të shkencore të përbashkët të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, nisi me një takim me mediet në praninë e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi dhe Lucian Brujan, koordinatori i Procesit të Berlinit për Arsim, Shkencë dhe Inovacion (Akademia Kombëtare Gjermane e Shkencave Leopoldina).

Takimi u mbajt në zyrën e akad. Skënder Gjinushi, i cili theksoi se kjo konferencë mbahet një muaj përpara organizimit nga BE-ja të Samitit të 9-të të Ballkanit Perëndimor në Tiranë dhe mundëson për t’i kërkuar politikës së lartë europiane e qeverive përkatëse kthimin e vëmendjes së veçantë në gjithë rajonin kundrejt akademive, institucioneve dhe elitave arsimore-shkencore, për ta konkretizuar këtë me një mbështetje në rritje në të gjitha planet: politike e financiare, për shkencën, arsimin dhe kërkimin shkencor në rajon.

“Kjo konferencë bashkëorganizohet nga Akademia Kombëtare Gjermane e Shkencave Leopoldina dhe nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë”, tha akad. Gjinushi, dhe theksoi se ky bashkëpunim vjen me rritjen e vëmendjes ndaj problematikave në zhvillim, me të cilat përballen vendet tona dhe rajoni në përgjithësi në fushë të shkencës e arsimit, si dhe nevojën e rritjes së peshës ende të ulët të financimeve për shkencën në raport me PBB-në, rritjen e mbështetjes së kërkuesve e shkencëtarëve të rinj nëpërmjet forcimit të statusit të tyre dhe frenimit të emigrimit të trurit dhe ndërlidhjes më të mirë me diasporat shkencore; forcimin e përmirësimin e cilësisë dhe etikës së kërkimit; administrimin e zbatimin sa më të mirë të arritjeve shkencore; rritjen e pjesëmarrjes aktive në programet e përbashkëta.

Lucian Brujan falënderoi kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushin për bashkëpunimin dhe theksoi tri objektiva të rëndësishme të Procesit të Berlinit në rajon: transformimin e vazhdueshëm në fushat e shkencës, arsimit dhe inovacionit, zhvillimin dhe mbështetjen e qendrave kërkimore shkencore në Ballkanin Perëndimor, si dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon dhe më gjerë në Europën juglindore.

Në konferencë mori pjesë edhe Federica Mogherini, tashmë rektore e Kolegjit të Europës, në Brugge, e cila foli mbi integrimin europian të Ballkanit si dhe rolin e akademive, universiteteve e intelektualëve në këtë drejtim. Të pranishmit në konferencë kanë ndjekur edhe një koncert për harqe të dirigjuar nga Eno Koço.

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…