Rama: Shqipëria do të qëndrojë përkrah dhe me Ukrainën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga selia e OKB-së në Nju-Jork, se “Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që të ngrihet e të qëndrojë për paqen, zhvillimin e përparimin; të qëndrojë në krah të të agresuarit dhe jo agresorit; të qëndrojë përkrah dhe me Ukrainën”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga selia e OKB-së në Nju-Jork, se “Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që të ngrihet e të qëndrojë për paqen, zhvillimin e përparimin; të qëndrojë në krah të të agresuarit dhe jo agresorit; të qëndrojë përkrah dhe me Ukrainën”.

Në deklaratën e tij në cilësinë si Kryeministër i Shqipërisë në Debatin e Hapur të Nivelit të lartë në Këshillin e Sigurisë, Rama tha se “parathënia e Kartës së Kombeve të Bashkuara na bën thirrje të praktikojmë tolerancë të jetojmë së bashku si fqinj të mirë. Vendime të rëndësishme kurrë nuk janë çështje rastësie, janë përherë çështje zgjedhjeje”.

“Shqipëria është një vend i vogël, mbështetja jonë e vazhdueshme për Ukrainën mund të mos ndryshojë dinamikën në fushëbetejë, por kontribuon për të mos shpërblyer agresionin, për të mos pranuar aneksimin dhe për të mos e lënë atë çka është e qartë të shndërrohet në diçka të dyshimtë. Sërish e përsëris, mund të kemi dallime për mënyrën se si e bëjmë diçka të tillë, mund të kemi pikëpamje të ndryshme për mënyrën si të shkojmë drejt paqes. Por si mund të kemi pikëpamje të ndryshme, mbi atë që është agresori dhe atë që është i agresuari?!”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh: “Shkëlqesi, në detyra kryesore e Këshillit të Sigurimit është vendimtare në emër të të gjithë botës dhe në shërbim të saj, ne nuk mund të fajësojmë e të mos kuptojmë ata që janë gjithnjë e më shumë në numër e pyesin çfarë bën Këshilli i Sigurimit”.

“Abuzimi i përdorimit të vetos për fat të keq e ka mbajtur peng këtë Këshill, këtë Këshill Sigurimi, e ka mbajtur peng këtë Këshill Sigurimi, e pa paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë, por nuk e ka bërë të heshtë, ashtu siç mund të dëshmojnë këtu në këtë takim. Në fakt vlerat dhe rregullat që na sjellin bashkë, nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës”, theksoi Rama.

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…