Stafi mjekësor dhe psiko-social u aftësua për të zhvilluar plane trajtimi multidisiplinar për pacientët forensikë


24 profesionistë nga 5 IEVP në Shqipëri dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve rritën kapacitetet e tyre në ofrimin e një vlerësimi të thelluar për të zhvilluar një Plan Trajtimi Individual multidisiplinar.

Si personeli mjekësor ashtu edhe ai psiko-social rriti njohuritë e tyre mbi çrregullimet në burgje, si çrregullimet e humorit, personalitetit, stresit psikotik dhe post-traumatik, duke u njohur gjithashtu me terapi të tilla si terapia konjitive e sjelljes (CBT) dhe terapi e bazuar në efektet e traumës. U zhvilluan gjithashtu modele planesh trajtimi lidhur me çrregullimet më të zakonshme në burgjet Shqiptare. Një fokus i shtuar u vendos në sqarimin ndërmjet trajtimit mjekësor kundrejt terapive mbështetëse psikologjike/profesionale, bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, monitorimit të dinamikës së çrregullimeve dhe individualizimit të planeve model.

Trajnimi u realizua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza III”, dhe në veçanti Projekti “Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Shqipëri”.

Lexo më shumë nga

Ministrja Pirdeni në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun: Një zë i paqes

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike ishte pjesë e delegacionit shtetëror shqiptar që mori pjesë sot në ceremoninë mortore të…

Global 360

250 000 të pranishëm përcjellin Papa Françeskun

Gjithashtu merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ministrja Pirdeni në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun: Një zë i paqes

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike ishte pjesë e delegacionit shtetëror shqiptar që mori pjesë sot në ceremoninë mortore të…