DIHA feston 15 vjetorin e themelimit

Të ftuarit u përshëndetën edhe nga Ambasadori Gjerman në Shqipëri, z. Karl Bergner


Më datë 21 Shtator DIHA festoi 15 vjetorin e themelimit të saj në ambientet e Rogner Hotel. Anëtarë dhe partnerë të DIHA-s, përfaqësues të bizneseve, politikës dhe diplomacisë, u bashkuan për të festuar së bashku praninë e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, tashmë prej 15 vitesh në Shqipëri.

Ceremonia festive nisi me fjalën përshëndetëse të Presidentes së DIHA-s, znj. Stephanie Sieg-Farka, e cila falënderoi përzemërsisht anëtarët e DIHA-s për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer, organizatat partnere, si dhe bordin dhe stafin e DIHA-s, për kontributin e vazhdueshëm. Gjithashtu ajo shprehu se DIHA do të vazhdojë rrugën e nisur, duke forcuar bashkëpunimet e duke dhënë kontribut në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Më pas, të ftuarit u përshëndetën edhe nga Ambasadori Gjerman në Shqipëri, z. Karl Bergner, Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, z. Eduard Shalsi, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, znj. Delina Ibrahimaj si dhe znj. Antje Wandelt, e deleguar e Industrisë Gjermane për Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Pas fjalimeve, pjesëmarrësit patën mundësi për biseda e shkëmbime, nën tingujt e violinës dhe muzikës së përzgjedhur. 15 vjetori i DIHA-s theksoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, në promovimin e sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik. DIHA falënderon të gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre në këtë event.

Lexo më shumë nga

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…