Të zgjedhurit vendorë përfundojnë fazën e parë të Programit të Akademisë së Lidershipit

Programi i Akademisë së Lidershipit është një program i të nxënit interaktiv i krijuar nga Qendra e Ekspertizës për Mirëqeverisje e Këshillit të Evropës


60 të zgjedhur vendorë, të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, ishin pjesë e trajnimit të parë të Programit të Akademisë së Lidershipit, në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës Mbështetja e Reformës në Administratën Publike në Nivel Vendor në Shqipëri, të financuar nga qeveria gjermane. Trajnimet u organizuan në 4 sesione rajonale në Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Sarandë, përgjatë datave 18-21 shtator 2023, nën drejtimin e ekspertëve ndërkombëtare dhe kombëtarë.

Pjesëmarrësit u prezantuan me një mënyrë të re të të menduari lidhur me lidershipin institucional dhe mirëqeverisjen në nivel vendor, dhe u inkurajuan të zhvillojnë ndërgjegjësim personal, vlera, njohuri, aftësi, sjellje dhe qëndrime. Ata shkëmbyen pikëpamje dhe eksperienca mbi konceptet kryesore të lidershipit modern si etika, integriteti, inteligjenca emocionale, puna në ekip dhe se si këto elementë zbatohen efektivisht në punën e përditshme dhe në proceset e vendimmarrjes. Diskutimet interaktive mbi praktikat më të mira dhe sfidat e përbashkëta në zbatimin e lidershipit ishin një tjetër dimension i rëndësishëm i këtyre aktiviteteve.

Modulet e fazave të tjera, të parashikuara në javët në vijim, do të mbulojnë aspekte të tjera të lidershipit si menaxhimi strategjik, llogaridhënia, menaxhimi i performancës, pjesëmarrja, dhe 12 parimet e Këshilit të Evropës për mirëqeverisje demokratike.

Programi i Akademisë së Lidershipit është një program i të nxënit interaktiv i krijuar nga Qendra e Ekspertizës për Mirëqeverisje e Këshillit të Evropës, që ka në fokus zyrtarë dhe të zgjedhur të qeverisjes vendore.

Ministrja Pirdeni në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun: Një zë i paqes

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike ishte pjesë e delegacionit shtetëror shqiptar që mori pjesë sot në ceremoninë mortore të…

Global 360

250 000 të pranishëm përcjellin Papa Françeskun

Gjithashtu merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ministrja Pirdeni në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun: Një zë i paqes

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike ishte pjesë e delegacionit shtetëror shqiptar që mori pjesë sot në ceremoninë mortore të…