Begaj në SHBA, takime me homologë nga Afrika

Begaj takim me homologët e Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut, u kërkon njohjen e Kosovës


Presidenti i Republikës Bajram Begaj, i cili ndodhet në Nju-Jork, në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua me presidentin e Kenias, presidentin e Botsvanës, presidentin e Sudanit të Jugut, të cilëve u kërkoi njohjen e Republikës së Kosovës.

Fillimisht, Presidenti Begaj u takua me presidentin e Republikës së Kenias, William Samoei Ruto. Gjatë takimit, presidentët nënvizuan se shkëmbimi i vizitave të nivelit politik do t’i japë një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kenias, veçanërisht në kuadër edhe të organizatave ndërkombëtare.


Kreu i Shtetit u ndal më tej te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj i kërkoi presidentit Ruto njohjen e Republikës së Kosovës, të cilën e cilësoi një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Të njëjtën kërkesë presidenti Begaj i ripërsëriti dhe presidentit të Botsvanës, Mokgweetsi Masisi.

Të dy presidentët inkurajuan identifikimin e mundësive për bashkëpunim, veçanërisht në ekonomi, apo edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Sipas Presidentit Begaj, ky takim është një mundësi për t’i dhënë një tjetër dinamikë marrëdhënieve ndërshtetërore.

Presidenti Begaj u takua gjithashtu me presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardit.

Në takim të dy presidentët vlerësuan vendosjen e kontakteve direkte mes dy shteteve. Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria mbështet aspiratat e popullit të Sudanit të Jugut për ndërtimin e një shteti të begatë.

Presidenti Begaj u ndal veçanërisht tek Republika e Kosovës, duke kërkuar njohjen e saj nga ana e Sudanit të Jugut. Sipas Kreut të Shtetit, Kosova është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndaj duhet mbështetur që të vazhdojë të luajë të njëjtin rol edhe në vijim.

Të dy presidentët diskutuan edhe për nevojën e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…