“Gold N’Links”, ura kibernetike mes Izraelit dhe Shqipërisë

Panairi i Teknologjisë “Future2Tech” u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, nga 21-22 shtator 2023


Nga Dash Frashëri

Panairi “Future2Tech” është panairi i parë i teknologjisë në Shqipëri, i zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, nga 21-22 shtator 2023. Ai u organizua nga Iceberg Exhibitions dhe AlbaniaTech.

75 kompani pjesëmarrëse, dhjetëra panele dhe dhjetë prezantime produktesh, mes sallës së eventeve dhe “demo zone”.

Konferencat dhe uorkshopet e zhvilluara në dy ditë dhanë informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj. Pjesë e konferencave ishin edhe folës ndërkombëtar.

Midis kompanive të huaja ishin gjashtë edhe nga Izraeli, nën ombrellën e Gold N’Links. dhe në partneritet me kompaninë shqiptare, Infosoft Systems.

Kompania izraelite Gold N’ Links e drejtuar nga sipërmarrësi serial izraelit, Roi Shaponshik, ofron zgjidhje teknologjike dhe produkte të personalizuara për mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike si për koorporatat ashtu dhe për institucionet qeveritare në mbarë botën.

“Code Predict” – një kompani në fushën e sigurisë kibernetike, që ofron mbrojtje nga malware dhe ransomware.”

“Flowsec” – një kompani në fushën e Inteligjencës Artificiale anti-DDos pa instalim fizik.

“Regulait” – një kompani për automazimin e gjithë procecve standarde në përputhje të plotë.

“Technology Center of Excellence” (TCE) – një kompani që ofron trajnime në fushën e sigurisë kibernetike për individë dhe organizata dhe që ofron zgjidhje për sigurinë kibernetike, për organizata.

“ADC” – një kompani që ofron cloud dhe zgjidhje për ruajtje të dhënash në Shqipëri.

“Sipermarres” – nje inkubator në fazë të hershme në Tiranë, që synon bashkëpunimin me kompani të teknologjisë së lartë dhe që mund të marrin mbështetje holistike, për t’u rritur.

Si botues i portaleve “Izraeli Sot” dhe “Izraeli Biznes” e ndoqa nga afër pavionin e Izraelit në Panairin Future2Tech, duke zhvilluar biseda me të gjithë drejtuesit e kompanive.

Eksperti izraelit të Sigurisë Kibernetike, Yiftach Sarig e vlerësoi panairin dhe mundësitë e bashkëpunimit që krijoi ai me partnerë shqiptarë.

Edhe përfaqësuesi i kompanisë “Gold N’ Links”, Noam Frank, u shpreh i kënaqur.

Interesimi i kompanive, organizatave dhe individëve nga Shqipëria, për t’u informuar dhe krijuar bashkëpunime me kompanitë izraelite ishte i madh.

Dudu Aharon, CEO i FlowSec

 

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm