Rama: Të mos e shohim luftën si lojë, por si katastrofë që duhet shmangur

Ministeriali Euroballkanik i ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, në kuadër të Procesit të Berlinit.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “është thelbësore që ne të mos e shohim luftën si një lojë, por si një katastrofë, të cilën duhet ta shmangim me çdo mjet”.

Duke marrë fjalën në Ministerialin euroballkanik të ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë në Tiranë, Rama citoi ministrin ministrin e Deleguar të Francës për Tregtinë e Jashtme, Oliver Becht, i cili kujtoi diçka tejet thelbësore që s’mund të harrohet.

“Në fund të fundit ajo çfarë po ndërtojmë këtu nuk është diçka e re për historinë e Europës, por mbështetet në shembuj nga historiku i Europës dhe shembulli i bashkëpunimit franko-gjerman është fari ndriçues për të gjithë ata që duan të shohin të ardhmen duke kuptuar të shkuarën”, tha Rama.

“Ai më tha se ai është me origjinë nga Alsasa dhe Alsasa ka qenë një nga fushëbetejat më të përgjakshme në konfliktin e gjatë midis Francës dhe Gjermanisë dhe po kështu më tha se gjyshërit e tij e kanë parë me sytë e tyre. Dhe pikërisht nga këto pamje të tmerrshme, nga këto kujtesa të tmerrshme të asaj çka lufta nënkuptoi për Francën dhe për Gjermaninë, Franca vendosi t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit Gjermanisë”, theksoi Rama.

“Fjala u përhap për këtë gjest kaq të guximshëm e asokohe kaq jopopullor e kjo i hapi rrugën Europës që kemi, Europës që për herë të parë në histori bëri që brezat të mos shihnin luftë e sot që lufta është në dyert tona, në Ukrainë, është thelbësore që ne të mos e shohim luftën si një video-game, si një lojë, por si një katastrofë të cilën duhet ta shmangim me çdo mjet kudo në çdo lloj forme ajo të marrë edhe përmes konflikteve më të vogla, që nga historia e rajonit tonë e dimë që mjaftojnë për të ndezur më pas jo vetëm një luftë ballkanike, por edhe një luftë europiane, madje botërore”, tha Rama. /ATSH

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…