Samiti i G77 + Kinë, një platformë për të fuqizuar zërin e vendeve në zhvillim

G77 u formua në vitin 1964 brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara nga 77 vende në zhvillim. Tashmë janë bërë 134 anëtarë


Nga Dr. Marsela Musabelliu

Disa nga liderët e botës, organizata ndërkombëtare dhe ndërqeveritare, politikanë nga shumë vende u mblodhën, në Havanë për samitin e G77 më 15 shtator 2023. G77 u formua në vitin 1964 brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara nga 77 vende në zhvillim, vende të cilat kërkonin që zëri i tyre të dëgjohej më shumë në rendin botëror. Tashmë janë bërë 134 anëtarë. Takimet vjetore organizohen me kryesinë e radhës të alternuar midis vendeve anëtare nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine bazuar në parimet rajonale. Kryesimi mbahet nga Kuba këtë vit dhe samiti do të mbledhë delegacione nga mbi 100 vende, duke përfshirë rreth 30 krerë shtetesh ose qeverish, si presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, presidentin argjentinas Alberto Fernandez, presidentin kolumbian Gustavo Petro si dhe presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa dhe Antonio Guterres, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. G77 është ndoshta organizata koordinuese shumëpalëshe më e gjerë dhe e larmishme, me anëtarët e saj që përfaqësojnë mbi dy të tretat e shteteve anëtare të OKB-së.


Samiti G77 plus Kinë(Foto:VCG)

Edhe pse Kina nuk është anëtare e G77, ajo mbështet vazhdimisht pozicionet e saj të drejta dhe kërkesat legjitime, duke ruajtur një marrëdhënie pozitive bashkëpunimi nën kuadrin “G77 dhe Kina”.

Me temën “Sfidat aktuale të zhvillimit: roli i shkencës, teknologjisë dhe inovacionit”, samiti i këtij viti trajtoi çështjet “thelbësore” të zhvillimit.

Grupi përfaqëson 80 % të popullsisë së botës dhe 49 % të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB. Por kur këto vende u mblodhën bashkë, kërkonin më tepër nga rendi botëror, dhe tashmë qëllimi i organizatës është të lejojë këto vende në zhvillim nga i ashtuquajturi Global Jug për të bashkuar forcat që të artikulojnë dhe promovojnë interesat e tyre ekonomike . Duke forcuar fuqinë e përbashkët negociuese për ekonominë dhe çështjet brenda sistemit të OKB-së, ata së bashku krijojnë një bllok negociues, grupime teknike, dhe bashkojnë interesat e tyre atje ku ka hapësirë.

Kina ka ofruar mbështetje konsistente ekonomike për G77 që nga viti 1994, por nuk është anëtar i saj, prandaj mbledhja quhet G77+Kinë.

Li Xi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), mori pjesë në samit si përfaqësues special i presidentit kinez Xi Jinping. Ai shpalosi në fjalimin e tij qëllimet e Kinës për të hapur një kapitull të ri në bashkëpunim Jug-Jug për të realizuar një zhvillim të përbashkët, duke ndërtuar një komunitet me fate të përbashkëta të Jugut global.

Li tha se Kina është e gatshme të punojë me anëtarët e Grupit 77 (G77) për të hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin Jug-Jug në një kërkim për zhvillim më të madh përmes solidaritetit më të fortë. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e Kinës për të punuar me anëtarët e G77 për të ndërtuar një komunitet Global Jugor me një të ardhme të përbashkët dhe pr të sjellë një epokë të re të zhvillimit.


Liderët e vendeve në zhvillim në samitin(Foto:VCG)

“Unilateralizmi dhe hegjemonizmi po bëhen të shfrenuar. Disa vende po përdorin praktika të tilla si sanksionet e njëanshme, shkëputja dhe ndërprerja e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, duke dëmtuar seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të zhvillimit të vendeve në zhvillim dhe hapësirës sonë për zhvillim”, tha Li, i cili theksoi se vendet në zhvillim presin gjerësisht të rrisin solidaritetin dhe bashkëpunimin dhe të bëjnë përpjekje për ta bërë qeverisjen globale më të drejtë dhe më të barabartë.

Ai paraqiti një propozim me tre pika në lidhje me bashkëpunimin midis G77 dhe Kinës, duke u bërë thirrje anëtarëve të G77 që t’i qëndrojnë besnikë aspiratës origjinale të G77 për pavarësi dhe forcë më të madhe kolektive përmes unitetit. Ai inkurajoi gjithashtu mbrojtjen e barazisë, drejtësisë dhe gjithëpërfshirjes dhe bëri thirrje për ndjekjen e zhvillimit, rigjallërimin dhe bashkëpunimin fitues.

“Kina është vendi më i madh në zhvillim në botë. Pavarësisht se në çfarë faze zhvillimi arrin, Kina do të jetë gjithmonë pjesë e botës në zhvillim dhe një anëtare e Jugut Global,” tha ai, duke theksuar se bashkëpunimi Jug-Jug është gjithmonë një prioritet i lartë në bashkëpunimin e Kinës me vendet e tjera.

Me Jugun Global në qendër të vëmendjes si një nga mekanizmat më të rëndësishëm të vendeve të Jugut Global, Samiti i këtij viti G77+Kinë bëhet kështu një vend i përsosur për të vëzhguar interesat, shqetësimet dhe qëllimet e Jugut Global.

Në fakt, Jugu Global është një koncept gjeopolitik, që i referohet një grupimi të përzier të vendeve në zhvillim me prejardhje të ndryshme ekonomike, sociale dhe politike që ndajnë një grup të përbashkët sfidash dhe objektivash. Termi është në kontrast me Veriun Global ku jetojnë vendet më të zhvilluara.

Një nga fenomenet më të spikatura të shekullit të 21-të është ngritja kolektive e Jugut Global. Me zhvendosjen e qendrës gjeoekonomike nga Veriu Global në Jugun Global, vendet jugore kanë dëshmuar një prani në rritje në skenën botërore. Ekonomikisht, vendet e tregut në zhvillim dhe vendet në zhvillim kontribuojnë deri në 80 % të rritjes ekonomike globale. Politikisht, ata po avancojnë në lëvizjen për pavarësi dhe po demonstrojnë autonomi më të madhe strategjike. Ndërkombëtarisht, ata e rritën zërin dhe ndikimin e tyre përmes pjesëmarrjes aktive në çështjet globale.


Forumi i Shkencës, i Teknologjisë dhe i Risive midis Kinës dhe Vendeve të Amerikës Latine e të Karaibeve( Foto:VCG)

Një sfidë kryesore me të cilën po përballen vendet e Jugut Global, është të përpiqen për më shumë hapësirë zhvillimi në mes të intensifikimit të situatës gjeopolitike. Pozicioni i qëndrueshëm i “G77 plus Kinës” është të ndërtojë një botë që është më e drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe që mbron solidaritetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Rritja e profilit të Jugut Global pasqyron gjithashtu pakënaqësinë nga shumë vende në zhvillim ndaj qeverisjes aktuale globale dhe qeverisjes ekonomike, pasi ato gjithashtu i kushtojnë shumë më tepër vëmendje nevojave të tyre. Kina nuk është vetëm një nga ekonomitë kryesore të botës, por gjithashtu ka përvojë të vlefshme në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm përmes inovacionit teknologjik. Ajo ka luajtur një rol proaktiv në agjendën e zhvillimit të vendeve të Jugut Global.

Kina mbështet mekanizmin G77+Kinë pasi është bërë një forcë kyçe për bashkëpunimin Jug-Jug dhe dialogun Veri-Jug. Duke pasur parasysh sfidat dhe mundësitë, mekanizmi G77+Kinë bëhet një platformë premtuese për të krijuar solidaritet më të madh, bashkëpunim më të ngushtë dhe përgjigje të përbashkët ndaj sfidave.

G77+Kinë ka një rol unik në këtë mekanizëm dhe në agjendën më të gjerë Globale të Jugut, pasi është e vendosur të shtyjë për një agjendë zhvillimi global përmes bashkëpunimit dhe të sigurojë mbështetje financiare, teknologjike dhe të tjera të nevojshme për vendet më pak të zhvilluara. Modernizimi kinez ka frymëzuar vendet në zhvillim për të ndjekur rrugën e tyre të përshtatshme drejt progresit në bazë të realiteteve të tyre kombëtare.

Së fundmi, Kina do të vazhdojë të marrë pjesë në institucionet ndërkombëtare dhe të ngrejë zërin e saj për interesat e vendeve në zhvillim dhe të promovojë një rend ndërkombëtar më të drejtë dhe më të balancuar. Ashtu siç theksoi Presidenti Xi Jinping, “Si një vend në zhvillim dhe një anëtar i Jugut Global, Kina merr të njëjtën frymë me vendet e tjera në zhvillim dhe ndjek një të ardhme të përbashkët me ta”.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…