“Gjyqi i Deputetëve”, 16 të pushkatuar dhe 4 me burgim të përjetshëm

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtont gjyqin ndaj Grupit të Parë Opozitar në Parlamentin shqiptar.


Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot gjyqin ndaj Grupit të Parë Opozitar në Parlamentin shqiptar.

Procesi i njohur si “Gjyqi i Deputetëve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”.

Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni I Nexhat Hyseni dhe Kapiteni II Mustafa Iljazi, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945. Përveç deputetëve të zgjedhur, përballë ekzekutimit dhe dënimeve të rënda me burg shkuan edhe persona të tjerë që iu përfshinë këtij gjyqi tërësisht të trilluar.

Burgosja dhe dënimi i deputetëve dhe intelektualëve me orientime demokratike e kombëtare bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme, si pro lindore, me Bashkimin Sovjetik në krye.

Më 10 tetor 1947, në orën 3 pas mesnate, i ngarkuari me cilësinë e prokurorit, mori në dorëzim të dënuarit me vdekje, deputetët:

1. Shefqet Beja (me varje në litar)

2. Riza Alizoti (me varje në litar)

3. Sulo Klosi (me varje në litar)

4. Selaudin Toto (me varje në litar)

5. Sheh Ibrahim Karbunara

6. Paolo Saggioti

7. Agathokli Xhitoni

8. Mehmet Prishtina

9. Abdul Kokoshi

10. Beqir Çela

11. Salim Kokalari (me varje në litar)

12. Tefik Deliallisi

13. Irfan Majuni (me varje në litar)

14. Pertef Karagjozi

15. Enver Sazani (me varje në litar)

16. Hysen Shehu

Me heqje lirie të përjetshme u dënuan:

17. Foto Bala

18. Ramazan Tabaku

19. Rram Marku

20. Gjovalin Vlashi

Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan:

21. Shefki Minarolli

22. Rustem Sharra

23. Xhevat Xhafa

Me 15 vjet heqje lirie u dënua:

24. Sulo Konjari

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…