Tajani: Shqipërinë e presim në BE para 2030-s

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani: Shqipëria është partnere strategjike!


Për ne Shqipëria është partnere strategjike, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

“Italia e konsideron Ballkanin Perëndimor si prioritet të politikës sonë të jashtme dhe ne jemi absolutisht në favor të anëtarësimit të këtyre vendeve në BE duke filluar nga nga Shqipëria. Shpresojmë që kjo të ndodhë para vitit 2030″, theksoi ai në Farnesina, në një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama.

“Në frontin e migracionit, në veçanërisht në Rrugën Ballkanike, me Shqipërinë kemi tashmë një bashkëpunim. Ne duhet të luftojmë trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët janë të njëjtë si trafikantët e drogës dhe të armëve. Ne po punojmë shumë me policinë tonë financiare dhe forcat shqiptare të rendit, por ne duhet ta forcojmë më tej bashkëpunimin’’, tha ai.

“Një, dy apo tre vende nuk mjaftojnë, pasi nevojitet veprim i fortë në Evropë dhe në OKB”, shtoi Tajani.

“Italia dënon dhunën në Kosovë dhe është e gatshme të vlerësojë hipotezën e forcimit të KFOR-it për të shmangur aksidentet dhe viktimat. Unë fola për këtë edhe me ministrin Crosetto”, theksoi ai.

“Unë besoj se Italia për aftësinë e saj për të dialoguar me të gjithë do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të sjellë paqen në një territor shumë të ndërlikuar. Zgjidhjet nuk janë kurrë ato të luftës, por ato të diplomacisë’’, tha ai.

Marrë nga ATSH

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…